Blushi: Dyshoj se Reforma në
Drejtësi do pastrojë të korruptuarit

Blushi: Dyshoj se Reforma në<br />Drejtësi do pastrojë të korruptuarit
Deputeti i partisë Socialiste, Ben Blushi dyshon se Reforma në Drejtësi do të pastrojë të gjithë të korruptuarit në radhët e prokurorëve e gjyqtarëve.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, për ligjin Blushi ka theksuar se mungesa e drejtësisë ka bërë që shqiptarët të largohen dhe ta braktisin vendin, pasi po të kishte drejtësi dhe qeverisje më të mirë ata do të ktheheshin.

Reforma në drejtësi, kam dyshim nëse do arrijë të pastrojë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar që janë sot në vend. Shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria nga mungesa e drejtësisë” ka thënë Blushi.

Duke u ndalur tek ligji i emigrantëve, Blushi ka theksuar se ky duhet të jetë hapi i parë për një raport më të mirë mes Shqipërisë e diasporës si e vetmja mundësi për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë më të madhe e më të drejtë seç është sot.

Emigrantëve duhet t’iu lejojmë të drejtën e votës, për të ndryshuar Shqipërinë. Shqipëria është kthyer në një burg për të varfrit, duhet të rikthejmë emigrantët, pasi gjithë vendi po zbrazet. Të frenojmë emigracionin, por për këtë duhet administratë që pranon emigrantët. Nëse qeveriset mirë, emigrantët kthehen” ka thënë ai.

Blushi ka shtuar se, Shqipërisë nuk i mungon asnjë gjë, ajo që i mungon e do i mungojë është shpresa dhe besimi për një qeverisje më të mirë e më të drejtë. Sipas tij, shqiptarët ikin dhe kanë ikur vetëm si viktima të qeverive të tyre.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?