Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë bërë një kërkesë me 4 pika për Asamblenë Kombetare të Partisë Socialiste.
Ata kërkojnë nga Asambleja e PS një kopje të listës së zgjedhësve për referendumin e 9 prillit, kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e votimit, kopje e procesverbaleve nga komisioni i vendvotimti dhe vendnumërimit si dhe një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit.
Ja kërkesa e Blushit dhe Hafizit :
1. Të ketë në dispozicion një kopje e listës së zgjedhësve të përgatitur nga
KZP, mbi bazën e të cilës u zhvillua referendumi i datës 09.04.2016.
2. T’i jepen në dispozicion kopjet e listave të pjesëmarrësve në procesin e
votimit për çdo vendvotimi të ngritur, me nënshkrimin e secilit përbri,
në referendumin e datës 09.04.2016.
3. T’i vihet në dispozicion kopja e procesverbaleve të hartuara nga çdo
Komision i Vendvotimit dhe i Numërimit të Votave për nxjerrjen e
rezulatit për çdo vendvotimi të ngritur në referendumin e datës
09.04.2016.
4. T’i garantohet një kopje e tabelës së rezultateve të hartuara nga KZP dhe
e procesverbalit të KZP për shpalljen e rezultatit të referendumit mbajtur
më datë 09.04.2016
Datë 23.04.2016
Propozuesit
Mimoza Hafizi
Ben Blushi
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com