Blushi e Meidani braktisin festën
e PS-së, Nano: Do jem pas 1 viti

Blushi e Meidani braktisin festën<br />e PS-së, Nano: Do jem pas 1 viti
TIRANE - Deputeti “rebel” i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk ka marrë pjesë dje në ceremoninë festive të 24 vjetorit të themelimit të PS. Pas qëndrimeve të shumta publike të bëra ndaj qeverisë Rama por edhe vetë drejtimit të partisë prej tij, Blushi duket se ka preferuar të jetë larg edhe në këtë festë të dyfishtë, atë të fitores së zgjedhjeve por dhe të festës së themelimit. Gjatë fushatës elektorale, Blushi disa herë ka kritikuar formës e qeverisjes por dhe të sjelljes së ministrave si në fushatë ashtu dhe në drejtimin e kabineteve të tyre. Madje ai nuk ka nguruar ti krahasojë ministrat me hijen e ish kryeministrit Berisha.

Pavarësisht qëndrimeve kryeministri Rama në deklaratat e tij nuk ka preferuar të komentojë qëndrimet e Blushit duke deklaruar se ende janë miq. Në festën e PS-së është vënë re dhe mungesa e ish presidentit Rexhep Mejdani. Prej kohësh duket se ka një ftohje mes Meidanit dhe selisë rozë. Teksa Median në komentet e tij të fundit është shprehur dhe kundër kandidimit të Erjon Veliajt në bashkinë e Tiranës. Por duket se rezultati pozitiv në Tiranë ka bërë që Meidani të vendos të mos jetë prezent në këtë festë. Pavarësisht kësaj Rama duke vënë re mungesat ka falenderuar për kontributin e dhënë. “Faleminderit të gjithë atyre që sot nuk mundën të ishin këtu, por që padyshim kanë një kontribut të paçmuar për këtë ditë dhe për gjithçka që kem arritur të bëjmë deri në këtë ditë”, tha Rama.
 
Rama
Faleminderit të gjithë atyre që sot nuk mundën të ishin këtu, por që padyshim kanë një kontribut të paçmuar për këtë ditë dhe për gjithçka që kem arritur të bëjmë deri në këtë ditë.
 
Nano
Fatos Nano nuk mori pjesë në ditëlindjen e 24-t të PS-së, dhe pse është lideri historik i saj. Ai është shprehur përmes mikut të tij Ylli Dylgjeri se po pret përvjetorin e 25-të për të marrë pjesë në një festë akoma më të madhe sesa kjo. 

Aleatët
Në Festën e PS kanë marrë pjesë edhe aleatë të PS-së, si LSI, por edhe PDIU, e PDS. Madje edhe Skënder Gjinushi, edhe pse doli i vetëm në zgjedhje, duket se nuk mban “mëri” ndaj PS-së, por ishte i pranishëm në ditëlindjen e partisë më të madhe qeveritare.

Të urtët
Nga Këshilli i të Urtëve, ose siç quhen ndryshe Senatorët e Partisë Socialiste, ishte të pranishëm vetëm Servet Pëllumbi dhe Et’hem Ruka, teksa bie në sy mungesa e Rexhep Mejdanit, i cili duket se po mban një qëndrim distancues ndaj zhvillimeve në PS.

PD
Opozita u përfaqësua në këtë festë vetëm nga ish deputeti Tritan Shehu, i cili ka shtrënguar duart me të gjithë opozitarët, pavarësisht ndasive politike. Në çdo ditëlindje, Shehu bën diferencë ndaj kolegëve të opozitës, duke mos i munguar festës së PS. 

Rama për Ruçin
Gramozit duket sikur i ka rënë për pjesë ilustrimi i atij vargut, “vitet tutje, ti tëhu”, të cilit unë do t’i shtoja “të tjerët vejnë e vijnë, ti mbete këtu”. Nuk e di a është Arta, se do të ikte jashtë, por në qoftë se është, Arta mos u nxeh, nuk e diskuton njeri që edhe ti këtu je dhe tek “këtu”-ja hyn, jo tek ata që vejnë e vijnë.
 
Rama për Metën e Idrizin
Fituam sëbashku, që të gjithë dhe nuk fituam vetëm, por edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon heq peshë nga vetja për t’ia shtuar LSI-së; me çamët e Shpëtimit që në çdo palë zgjedhje na jep me sukses provën e devizës së tij “çam nuk lind po bëhesh”
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)