Blushi: Koha për të rrëzuar
Rilindjen, Rama të hapë kutitë

Blushi: Koha për të rrëzuar<br />Rilindjen, Rama të hapë kutitë
Deputeti socialist Ben Blushi është shprehur sot përmes një letre për mediat se referendumi i PS-së që u zhvillua dje, u manipulua.
 
Sipas tij, procesi i numërimit të votave u zhvillua jashtë syrit të medias dhe se ai vetë nuk morri pjesë në të. Pavarësisht rezultatit, deputeti shprehet se është i kënaqur pas referendumit, pasi “vetëm me një fjali e detyrova Rilindjen të futej në kuti”.
 
“I bindur se Edi Rama kishte frikë nga gara, e lashë vetëm me vartesat e tij të cilet bënë listat, i ndryshuan, i hartuan,i hëngrën dhe i kafshuan sikur të ishin copa dhjami mbi një tryezë të kalbur”, thuhet në letrën e deputetit socialist. 
 
Sipas Blushit, pjesëmarrja në refendum ishte e ulët: "Kam qindra mesazhe nga socialiste në gjithë Shqipërinë që nuk kanë votuar dhe që dëshmojnë se sidomos në fshatra nuk është votuar fare. Ne shumicen e komunave kutija e votimit është qarkulluar nga një fshat në tjetrin duke u shkuar njerëzve nëpër shtëpi. Ky referendum ishte bosh si një kioske ambulante e falimentuar... Sipas të dhenave që më kanë ardhur nga gjithë Shqiperia, më rezulton se në referendum nuk kanë marrë pjesë më shumë se 40 përqind e listës”.

Madje, ai i ka lëshuar kryeministrit Edi Rama edhe një sfidë për të vërtetuar pjesmarrjen për të cilën ai këmbëngul se nuk është më shumë se "40 përqind e listës”: Unë nuk do them hap kutite ose largohu, por do them hap kutitë ose turpërohu! 

“Sot nuk kam humbur asgje. Sot kam fituar lirine time... Do ti tregoj Shqipërisë se nuk është koha për ta përçmuar Rilindjen, por për ta rrëzuar”, e mbyll letrën e tij deputeti socialist.

Letra e deputetit të PS-së Ben Blushi

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë