Blushi: Kryetari jo më shumë se 2 
mandate..një epitet Ramës e Xhafajt

Blushi: Kryetari jo më shumë se 2 <br />mandate..një epitet Ramës e Xhafajt
TIRANE - Nëse do të zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste, Ben Blushi nuk dëshiron ta drejtojë këtë forcë më shumë se 2 mandate.

Kufizimi i mandatit të kryetarit është një ndër 8 ndryshimet që deputeti do t'i propozojë kongresit të 19 marsit për t’i përfshirë në statutin e ri.

"Mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Kryetarëve të Partisë së Bashkive të mos jetë me shumë se dy, çka do rriste mundësinë për konkurrencë dhe ndryshim brezash brenda një grupi politik që rinovohet përmes votës", - thuhet në dokumentin e shpërndarë nga kandidatit për kryetar i PS-së.
 
Madje votimin për karrigen e kryetarit, Blushi do ta kërkojë dhe në Asamblenë Kombëtare të PS-së e cila pritet të mblidhet javën e ardhshme për të përcaktuar rendin e ditës së kongresit, por që ende nuk ka një datë të caktuar. 

Statutin e ndryshuar Blushi e quajti si një kostum për masën e Edi Ramës, ndërsa hartuesin e tij, të cilin nuk e përmendi me emër, por që në rastin konkret është Fatmir
Xhafaj, një rrobaqepës.

"Po bëhet një statut për një njeri. ku nuk është statut për një parti pra po pajtohen me një statut pra me një norë interesat apo humori njeriu që është Edi Rama, pra ata që po bëjnë këtë statut më vjen keq ta them janë në rolin e rrobaqepësit, po i qepin Edi Ramës një kostum", tha Blushi.

Blushi dhe kolegët e tij që firmosën ankesën për shkeljen e statutit presin që Komisioni i Garancive Statutore te përgjigjet para kongresit.

Në amendamentet e tij, deputeti socialist propozon gjithashtu që funksionarët e PS-së të mos mbajnë më shumë se dy mandate, në parti të mos pranohen persona me rekorde kriminale dhe kandidatët për çdo zgjedhje të kenë kaluar më parë zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'