Kreu i partisë “LIBRA”, Ben Blushi, ka përkujtuar sot ‘Ditën e Rinisë’. 8 Dhjetori, një ditë e shënuar e demokracisë shqiptare, ka rikthyer në skenë Ben Blushin, i cili pas zgjedhjeve të 25 qershorit ka qenë shumë i heshtur.
Ai ka thyer heshtjen, duke kujtuar në ‘Facebook’ ditën, kur 27 vite më parë shumë të rinj u ngritën për të rrëzuar sistemin diktatorial. Blushi shkruan se më 8 Dhjetor të vitit 1990 u nismë shumë, por sot, 27 vite më vonë, jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur.
/Shqiptarja.com

“27 VJET MË VONË. Në 8 Dhjetor 1990 u nisëm shumë. Sot 27 vjet më vonë jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur. Gëzuar të gjithëve!”, shkruan Blushi.
Në mesazhin e tij, Blushi ka postuar dhe një foto, ku shihet me bashkëmoshatarët e tij të asaj kohe, Blendi Fevziun, Dritan Islamin, Pirro Thanasin, si dhe Enin dhe Noelën. 
(Postimi i Ben Blushit për 8 Dhjetorin)
d.c./shqiptarja.com