Blushi: Mbështetësit e Ramës janë
pakicë, arsyeja pse s'bën zgjedhje

Deputeti socialist, Ben Blushi, thotë se Edi Rama ka frikë nga zgjedhjet në PS, pasi sipas tij, mbështetësit e tij janë tashmë në pakicë. Blushi sqaron se në parim nuk është kundër referendumit për mandatin e kryetarit Edi Rama, por ai shprehet se është e domosdoshme mbajtja e zgjedhjeve, pasi kryesocialisti duhet të vihet përballë kandidatëve. Deputeti kritik, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të PS-së, theksoi se në referendum anëtarësia nuk ka të drejtë të zgjedhë mes emrave të ndryshëm, por thjesht t’i japë zgjidhje çështjes nëse kur kryetari është kryeministër a duhet rinovuar automatikisht mandati i tij. Sipas tij, anëtarësia nuk mund të pyetet kur në fakt Ramës i ka skaduar mandati 4-vjeçar.

“Shkon në referendum Edi Rama përballë Edi Ramës. Referendumi është mundësi për të eliminuar kandidatët në garë. Referendumi nuk i jep mandat një njeriu. Unë nuk jam kundër referendumit në parim, unë nuk jam që referendumi të zëvendësojë zgjedhjet. Kjo është alibia e Ramës për të mos pasur kandidatë në garë. Mbështetësit e Ramës janë pakicë, kjo është arsyeja pse ai nuk bën zgjedhje. Ai është i bindur që nuk ka shumicë, sepse ka qeverisur keq, se në këtë parti nuk përfaqëson PS-në, por Rilindjen. Unë nuk jam rilindas, ka falimentuar tashmë”, u shpreh Blushi për Top Story.
 
Pyetjes se, a po bën ai opozitë bashkë me Partinë Demokratike, Blushi u përgjigj duke thënë se kur ai luftonte kundër PD-së, Rama dhe shumë të tjerë që janë sot Rilindje ishin ose brenda PD-së ose në emigracion.
 
Më tej, Blushi tha se me referendum po u kërkohet anëtarëve të partisë që t’i heqin të drejtën vetes për zgjedhjen e kryetarit.
 
Blushi thekson se, kodi i zgjedhjeve të PS-së nuk lejon zhvillimin e referendumit dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit. “Paranoja ka eksperimentuar në një vend 50 vjeç. Atëherë pse duhet që shoqëria të pranoi paranojën e një njeriu. Kjo qeveri nuk përfaqëson PS, por Rilindjen. Unë nuk jam Rilindas”, tha Blushi.

Redaksia online
(l.q/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin