Blushi: Ministrat do ecnin më shpejt
nëse ndryshon makina e qeverisjes

Blushi: Ministrat do ecnin më shpejt<br />nëse ndryshon makina e qeverisjes
TIRANË - Për deputetin kritika brenda Partisë Socialiste, ndryshimet në qeveri nuk do të sjellin përmirësim për situatën në vend e veçanërisht atë ekonomike, pasi ajo që duhet të ndryshojë sipas tij, është vetë mënyra e qeverisjes. 

Në një prononcim për gazetarët, Blushi u shpreh se dikasteri i Financave prej të cilit u shkarkua këtë të martë Shkëlqim Cani dhe u vendos Arben Ahmetaj, është i dështuar pasi nuk janë zbatuar politika për të varfrit e shtresën e mesme çka sipas tij ka larguar shqiptarët nga vendi. Ndaj ky ndryshim - thekson Blushi - është i vonuar.
 
"Financat kanë pasur një gropë shumë të madhe, mosrealizim të ardhurash, rritje papunësie, taksa, shumë pak politike për të varfrit, paketa fiskale ka qenë e dobët. Është një ndryshim i vonuar. Unë nuk kam arsye të komentoj për emrat, problemi nuk janë emrat por mënyra se si po qeveriset. Mënyra se si po qeveriset nuk është në drejtimin e duhur.  Duhet të ndodhë ndryshimi i mënyrës së qeverisjes, që të jetë aleate me të varfrit, shtresën e mesme dhe interesin publik që kjo qeveri i ka humbur. Flas për të mbrojtur parimet për të cilat erdhëm në pushtet", - tha deputeti socialist.
 
I pyetur nga gazetarët nëse duhet të ketë ndryshime të tjera në kabinetin qeverisës, Blushi përsërit edhe një herë qëndrimin se nuk është çështje emrash por metodike të qeverisuri.
 
"Nuk ka rëndësi, elefant me qenush, qen me lesh me një ketër...Unë do jem serioz dhe të flas për politika strategjike që mund të nxjerrin Shqipërinë nga ky depresion që po krijon emigracion zbrazje demografike. Nuk është problemi tek emrat por metodat. Nëse ministrat orientohen siç duhet, nëse i hipën në një makinë tjetër ecin më shpejt, por kjo makina e qeverisë është shumë e ngathët", thotë ai.
 
Vendimi i kryeministrit Rama për shkarkimin e Canit, lëvizjen e Ahmetajt dhe emërimin në krye të Ekonomisë të Milva Ekonomit, sipas Blushit nuk është konsultuar me partinë.

"Ishim në mbledhje grupi por kjo nuk u tha, u fol për lodra apo jo", përfundoi ai. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat