Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi kërkoi nga ministri i Bujqësisë Andis Salla që t’i përgjigjet kërkesës së tij për interpelancë për të dhënë llogari për bllokimin e fondeve të IPARD.

“Në datën 16 dhjetor kam depozitar kërkesën për interpelancë me ministrin  bujqësisë. Kanë kaluar 4 muaj, më në fund e mbaroi vizitën turistike e shoh në sallë por nuk shoh kërkesën time për interpelancë që lidhet me bujqësinë dhe fondet e IPARD. Po testoni durimin e fermerëve që p mësyjnë në dyert e bashkisë, do bëni sot interpelancë për qumështin pluhur të Serbisë që ka përmbytur tregun. Kanë 3 vite fondet e IPARD që janë bllokuar, kush do të japë llogari?”, tha Blushi.


Lajmi kryesor:

LIVE - Kuvend/ Opozita i kërkon ‘llogari’ qeverisë për interpelancat, rrëzohen nismat e PD! Pr.ligji për naftën, jo me procedurë të përshpejtuar