Blushi: Në 21 janar, opozita
vrau edhe shpirtin e protestës

Blushi: Në 21 janar, opozita<br />vrau edhe shpirtin e protestës
21 janari mund të shpallet si dita e fitores së çdo qeverie kundër popullit të vet. Kështu e cilësoi protestën e 21 janarit, në 5 vjetorin e saj, deputeti socialist Ben Blushi.
Gjatë fjalës së tij, Blushi akuzoi opozitën se gjatë protestës së 21 janarit, nuk vrau vetëm 4 protestues, por vrau edhe frymën e protestës.

“Duke mos pranuar që keni vrarë Aleksin, Ziverin, Hekuranin dhe Faikun, në fakt i keni vrarë dyfish dhe dëmi që keni bërë është më i madh. Keni ngjallur dyshimin se në Shqipëri, nëse proteston kundër Qeverisë edhe mund të vritesh. Ju shkurtuat listën e njerëzve që mund të reagojnë kundër Qeverisë”, tha Blushi.

Deputeti socialist shtoi se po të ishin sot gjallë, protestuesit e vrarë në 21 janar, do kishin sërish arsye për të protestuar.

“E ka menduar njeri prej jush se çfarë do bënin këta 4 burra sikur të ishin gjallë sot? Unë them se do të kishin arsye prap ata që të dilnin në protestë sepse megjithëse u vranë arsyet për të protestuar nuk kanë mbaruar. Sot ata nuk munden sepse i vratë. Mund të kishin arsye të dilnin varfërisë dhe papunësisë, mund të kishin arsye të dilnin kundër ligjit të arsimit të lartë, që mbase nuk mbron më interesat e fëmijëve të tyre sepse janë të varfër ata, por nuk dalin dot më me studentët sepse janë vrarë. Duke i vrarë më 21 Janar e kemi kthyer këtë ditë në një ditë aleate të çdo qeverie në Shqipëri. 21 Janari mund të shpallet si dita e fitores së çdo qeverie kundër popullit të vet”, deklaroi Blushi.

Blushi solli në vëmendje edhe protestën e 14 shtatorit të vitit 1998 për të cilën tha se opozita është gjendur dy herë në anën e dhunës, pasi PD-ja është parti e ndërtuar mbi themelet kanunore.
 
“Dy herë kur ka patur të shtëna, në  14 shtator 1998, dhe 21 janar 2011, në të dyja herët armët i kishit ju në dorë. Në të dy rastet jeni në krahun e dhunës si në opozitë si në pushtet. Sa herë vjen puna për të ndarë një gjë, ju jeni në krahun e armës. Sepse ju i shkoni kanunit. Ligji nuk e nxit vegjyqësinë, kurse kanuni e inkurajon. Ku e keni ndërtuar partinë mbi një themel kanunor,” tha Blushi.
 
Por sipas tij opozita duhet të zgjedhë në krah të kujt është, duke rrezikuar që ta përsërisë sërish 21 janarin.
 
“Nëqoftëse 14 shtatori ishte sulm me arm ndaj shtetit, atëherë me kë jeni ju? Ju thoni në 21 janar na sulmuat ju. Po në 14 shtator? Kë mbroni ju? Duhet të zgjidhni me kë jeni. Kjo është zgjedhje që duhet ta bëni në persperktive se ju mund ta përsërisni këtë,” ishte pyetja e Blushit ndaj opozitës.
 
Në fund të fjalës së tij, Blushi deklaroi se drejtësi nuk do të ketë pasi është e pamundur që popullit të fitoj një gjyq kundër qeverisë së vet.

 Paloka: Protesta e 21 janarit për egon e Ramës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Eduart Paloka ka kundërshtuar ngjashmërinë mes dy ngjarjeve të 14 shtatorit të vitit 1998 dhe 21 janarit të vitit 2011.

Sipas Palokës, më 14 shtator njerëzit protestuan për vrasjen e liderit të tyre, ndërkohë që më 21 janar qytetarët protestuan për egon e Edi Ramës për të ardhur në pushtet. Ai shtoi se më 21 janar, Rama dha urdhër që në bulevard të përdorej dhuna në mënyrë që ai të ulej në karriken e kryeministrit përmes marrjes së pushtetit me dhunë.
 
Paloka i bindur se pushteti nuk merret me dhunë, tha se kjo nuk do të thotë që qytetarët të mos protestojnë. “Ne do vazhdojmë të protestojmë, por pa e marrë pushtetin me dhunë dhe do e çojmë në shtëpi kryeministrin,” tha Paloka.
 
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital