Blushi në Korçë: PS nuk më
fton në takimet e saj, unë po
 

Blushi në Korçë: PS nuk më<br />fton në takimet e saj, unë po<br /> 
Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi është takuar këtë të premte me mbështetësit e tij në qytetin e Korçës, ku në të njëjtën kohë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau kartat e anëtarësisë së PS-së.

I pyetur nëse ishte i ftuar në takimin që po mbante kryeministri Rama, Blushi ka thënë se PS nuk e fton në takimet që bën, kurse ai po, duke shtuar se nuk ka qëllim të ndajë partinë.

Po ashtu Blushi  është shprehur se qeveria po fyen popullin ndaj ka ardhur koha për drejtësi. “Shqipëria nuk bëhet kështu, fajin s’e ka populli por pushtetarët,” u ka thënë ati mbështetësve të tij.

Po ashtu Blushi është shprehur se emigracioni po i ndan familjet për shkak të varfërisë. “Ne nuk jemi Afrika, jemi në mes të Europës, kemi pasuri natyrore. 400 milionë euro kanë humbur nga buxheti i shtetit,”  ka thënë deputeti Blushi.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike