Blushi: Nëse PD-LSI nuk hyjnë në
zgjedhje, Rama merr 100 deputetë

Blushi: Nëse PD-LSI nuk hyjnë në<br />zgjedhje, Rama merr 100 deputetë
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, s'kurseu kritikat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit edhe gjatë seancës së kësaj të enjte.
 
Ai tha se ka një lajm të mirë për shqiptarët, pasi Rilindja po bie, sepse kanabistët dhe krenaristët, dy shtyllat e saj e bënë vetë pjesën e funeralit.

Blushi deklaroi gjithashtu se LIBRA do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të zhvillohen, ndërsa paralajmëroi se nëse LSI i bojkoton ato, atëherë Edi Rama do marrë 100 deputetë.  

"Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Rama do perfundoje me të paktën 80 mandate, dhe s’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Rama përfundon me 100 mandate, dhe askush në këtë republikë s’mund ta kushtëzojë më, madje mund të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë duke e kthyer në një Republikë si ajo e Erdoganit”, u shpreh Blushi. 
 
Blushi sqaroi gjithashtu se LIBRA nuk ka asnjë lidhje me opozitën e PD, kur shtoi se është në opozitë edhe me Çadrën. 
 
"Ky piktori që ka Rilindja është i aftë të pikturojë xhinde. Po t'i thuash të vizatojë Mark Frokun e qan, ti thuash vizato Pandin nuk e bën dot. Ky është realitet, jo letërsi.
 
Rilindja ka gjithçka, LSI-ja diçka, PDIU paçka, gjithë të tjerët çka, PS-j s'ka, PD s'ka, Rilindja ka.
 
Ai do gjithçka, qeverinë, partinë, drejtësinë, ekonominë, prokurorinë, garancinë, tradhtinë, neverinë, bezdinë, maninë, marrëzinë, do edhe Shqipërinë. Por këtë të fundit nuk do ia japim dhe s'do lejojmë ta marrë.
 
Zgjedhjet duhet dhe do të ketë. Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e krizës, shtyn 18 qershorit dhe vështirësojnë zgjidhjen e krizës. Kriza më e keqe është kriza më e gjatë.
 
LIBRA është e vendosur të hyjë në zgjedhje kurdo që zgjedhjet të mbahen. Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë në parlament, në çadër por jo në opozitë me kushtetutën. Duam të ketë zgjedhje, sepse janë e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë.
 
LIBRA nuk ka frikë nga zgjedhjet. Sepse ne s'kemi qenë në pushtet, s'kemi numërues, s'kemi koncesion, s'kemi tenderë, polici, bashki, s'kemi TV. Prandaj s'kemi frikë.
 
Çuditen, edhe gjysma e qeverisë pse LIBRA do të hyjë në zgjedhje...Por çudia më e madhe sot është se edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje. Imagjinoni që në 18 qershor të ketë zgjedhje dhe të mos ketë asnjë nga partitë tona, askush nuk garon. Ky është një shtet qesharak"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA