Deputeti Beni Blushi ka prezantuar librin e tij kandidati edhe në qytetin e Lezhës.
 
Duke folur si shkrimar, Blushi në mënyrë të moderuar ka cekur edhe situatën politike.
 
Shumë njerëz, sipas Blushit, që po e dëmtojnë Shqipërinë, nderohen dhe vlerësohen në piedestal dhe kjo sipas tij nuk është aspak normale.

Shumë njerëz që po e dëmtojnë Shqipërinë në të gjitha kuptimet e fjalës, nderohen, respektohen, quhen rilindas, quhen patriotë, quhen njerëz të vlefshëm. Shpresoj që letërsia dhe artet e tjera, sepse politika e ka të pamundur, që të arrijë ta kualifikojë mendimin njerëzor. Po ashtu, ti japë pak mundësi brezave të rinj të kuptojnë se çfarë vlen e çfarë nuk vlen, çfarë mbetet e çfarë nuk mbetet” tha Blushi.

Në prezantimin e librit të Ben Blushit në Lezhë nuk kanë munguar as përfaqësues politik të cilët kanë vlerësuar librin e Blushit, ndërsa kanë bashkëbiseduar edhe mbi situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)