Blushi: Ngatërrove politikanin me
këngëtarin, Doda: Vodhe protokollin

Blushi: Ngatërrove politikanin me<br />këngëtarin, Doda: Vodhe protokollin
Deputeti socialist, Ben Blushi dhe ajo e PDIU-së, Mesila Doda u përfshinë nga debatet sot gjatë punimeve të Kuvendit. Blushi thumboi Dodën lidhur me nismën e tij për zgjedhjen e Presidentit nga populli, propozim për të cilin PDIU thotë se u përket atyre, ndërsa akuzojnë Blushin se e ka grabitur.
 
Duke e ironizuar ish-deputeten e PD, Blushi u shpreh se para disa vitesh ajo ngatërroi emrin e politikanit italian Umberto Ranieri me këngëtarin Massimo Ranieri. “Para ca vjetësh dikush që është në këtë sallë u pushua nga puna për një gafë për të cilën nuk e akuzoj. Ishte një gafë artistike. Punonte për Rilindjen atëherë. Doli në konferencë për shtyp dhe tha: erdhi në Tiranë Massimo Ranieri. E mban mend Pandi? Në fakt ai e kishte emrin Umberto Ranieri. Masimo ishte këngëtar, Umberto ishte sekretar. Të krahasosh opionin e këtyre me amendamentin kushtetues të Presidentit nga populli që kemi bërë ne, është njësoj si të krahasosh Umberton me Masimon”, u shpre Blushi.
E menjëhershme ishte përgjigja e deputetes së PDIU, Mesila Doda.

Ajo e akuzoi Blushin se ka përvetësuar idenë e deputetëve të PDIU, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se deputeti i PS ka vjedhur edhe protokollin e bisedës së takimit mes ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
 
"Vodhe protokollin e bisedës së takimit të Metës me Albright. S'është hera e parë që vjedh. Gjërat që kanë një autor, duhet të mbeten me një autor. Unë s'kam bërë demagogji ndonjëherë. S'kam vjedhur dorëshkrimet e dikujt dhe nuk kam lozur me dëshirat e popullit. Kur janë bërë ndryshimet kushtetuese të 2008-ës unë s'kam votuar pro, keni votuar ju "pro"", u shpreh Doda. 
 
Ajo e quajti të turpshme terminologjinë e përdorur nga deputeti Blushi i cili e cilësoi PDIU-në parti 'çingije'. "Parti çingije? Turp që flet kështu. Kujdes kur flet për një forcë politike me një terminologji të caktuar. Ke 6 muaj që diskuton për atë që kemi sjellë ne në politikë. Je akoma shumë i ri që të flasësh dhe të mos i japësh autorësinë diçkaje që ka ardhur në parlament. Duhet të mbash përgjegjësinë dhe të shikosh se e ardhja është një fushë e madhe ku secili nga ne ka mundësi të sjellë diçka në politikë", deklaroi Mesila Doda.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?