Blushi-Nikollës: E ke zakon
bodigardit s'iu ndave as në burg

Blushi-Nikollës: E ke zakon<br />bodigardit s'iu ndave as në burg
Një ditë pasi ish-ministrja Lindita Nikolla njoftoi se do ta padiste Ben Blushin, ka reaguar ky i fundit përmes një statusi në shkurtër në Facebook..

Në një postim në faqen e tij në FB, Blushi shkruan se ajo e ka zakon, pasi bodigardit që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg.

“ERDHI DITA PËR LINDITA

Lindita Parsimi paska thënë, se nuk do më ndahet as në gjyq. E ka zakon. Bodigardit të vet që merrte 3 mijë euro për një vend pune nuk ju nda as në burg”, shkruan Blushi.

Ish-ministrja e Arsimit dhe Sporteve u shpreh dje se paditi për shpifje deputetin Ben Blushi.
Nikolla e akuzon kreun e LIBRA-s edhe si një personazh të pangopur që dikur u kërkonte favore ministrave socialistë.

Padia e Nikollës vjen pas akuzave publike të Ben Blushit se Nikolla në bashkëpunim me shoqëruesin dhe shoferin e saj shisnin diploma kundrejt 3 mijë eurove.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)