Blushi:Pa ndryshime të varfrit para se
të ikin do na nxjerrin nga Parlamenti

Blushi:Pa ndryshime të varfrit para se<br />të ikin do na nxjerrin nga Parlamenti
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi kritikoi qeverisjen për fenomenin e eksodit masiv të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil. Këtë situatë Blushi e cilësoi një emergjencë kombëtare duke bërë thirrje që të ndahen kostot, pasi Shqipëria dëmtohet gjithmonë e më tepër nga emigracioni. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Blushi theksoi se “Nëse nuk ndryshon situata të jeni të bindur se të varfrit para se të ikin do të vijnë në Parlament dhe do na nxjerrin jashtë Parlamentit."

Për deputetin Blushi është e pabesueshme që të mund të përsëriteshin largimet masive nga Shqipëria, por sipas tij gjithë kjo ka ardhur nga keqqeverisja.
 
Më tej Blushi apeloj edhe për solidaritet, për të frenuar këtë fenomen, qoftë me rritje rrogash apo edhe asistencash duke theksuar se shqiptarë diskriminohen vetëlm se janë të varfër dhe pikërisht për këtë arsye largohen.

"Njerëzit persekutohen vetëm si të varfër. Ne nuk persekutojmë për besim fetar apo se ja nga veriu apo jugu. Por nëse je i varfër diskriminohesh. Kjo është arsyeja pse po ikin. Për turpin tonë të përbashkët asnjë luftë nuk ka tretur Shqipërinë siç është tretur këto 30 vjet. Duhet solidaritet, duke rritur rrogat dhe asistencat."- tha Blushi.
 
 
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar