Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi shprehet se pakti i arritur sot është bashkëqeverisja e Saliut me Edi Ramën.
 
Ish-deputeti socialist thotë se kjo marrëveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike.
 
"Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje.
 
Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marrëveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike.
 
Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.
 
Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe
" tha ai. 


dy.b/shqiptarja.com