TIRANE - Kandidati i Partisë Socialiste Ben Blushi në një intervistë telefonike për tv A1 Report thotë se Berisha tani duhet të lërë teserën e PD-së pasi i ka dhënë Partisë së tij rezultatin më negativ në histori. Blushi thotë se tashmë është e sigurtë se PD është partia në opozitë dhe se me mazhorancën e re reformat do të ecin më shpejt.
“Fitorja është shumë e thellë. Plebishit. Një gjë shtë e sigurtë Berisha ka humbur. Shpresoj që ky rezultat të ruhet dhe të kemi një mazhorancë të bollshme dhe për shkak të këtij komoditet të bëjë reforma të shpejta. Jam e bindur se me këtë do kemi më shumë reforma dhe ekonomia do të marrë më shumë frymë. Kjo është gjëja më e sigurtë.
Tani që flasim Berisha ka humbur. dhe të jeni të sigurtë se opozita e re quhet PD. Unë nuk kam arsye të marr teserën e PD-së. Saliu sot ka arsye të lërë teserën e PD-së. Ky është rezultati më negativ që një kryetar partie ka marrë.
Të jeni të bindur se një PD mund të ketë më pak se 50 mandate, dhe kjo është katastrofë. Saliu të lërë terserën e PD-së, e shkatërroi këtë parti” - tha Blushi në një prononcim telefonik për TVA1 Report me gazetarin Andi Kapxhiu.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com