Blushi përshëndet Ilir Metën nga sheshi dhe kërcënon: I kanë futur horra në burg për ta provokuar! Vijat e kuqe janë kaluar, e dini përgjigjen për armiqtë!

Blushi përshëndet Ilir Metën nga sheshi dhe kërcënon: I kanë futur horra në burg për ta provokuar! Vijat e kuqe janë kaluar, e dini përgjigjen për armiqtë!

Tedi Blushi, në protestën e sotme te Bashkia

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka pretenduar sot (25 Tetor) se kryetarit të arrestuar më 21 Tetor te “Kthesa e Kamzës” me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për disa akuza, i kanë futur në burg disa të burgosur që ta provokojnë.

Deklaratën ai e bëri teksa mori pjesë në protestën e radhës të opozitës, para Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij, Blushi e cilësoi përsëri si “burgosje politike”, pa prova dhe madje një rrëmbim terrorist, duke akuzuar drejtësinë si të kapur.

Blushi paralajmëroi se “vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha për aksion”, duke bërë thirrje për më shumë organizim opozitar.

"Një përshëndetje për presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama”, tha Blushi.

Ai paralajmëroi “horrat” që t’i rrinin larg Metës në ambientet e burgut dhe të mos provokonin, pasi “ata e dinë përgjigjen që u japin armiqve”.

“Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni t'ju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japim armiqve të këtij vendi", tha ai.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/10/2024 02:11

    Ore Blush,po burgu per ate lloj kontigjenti eshte,s.d.q nuk ja kane futur per provokim,por t'ja mbajne trute ne vend,sepse ka vetem dy lloj burgjesh,me shoke,ose ne izolim.Bosi jot dhe keshtu sic eshte,i ka nja dy vida te liruara,po t'a lene vetem do behet per elektoshok.Keshtu qe me mire me shoke, por me mendje te shendoshe,se sa vetem e te flase me veten.

    Përgjigju
  • ILIRI: 25/10/2024 14:50

    PYTE PAK KETE BLUSHIN ,KUSH UA BLEU SHTEPINE TY DHE GLEDIT? ARDHUR NGA KORCA ME PRINDER NE PENSION

    Përgjigju
  • Lindi: 25/10/2024 14:31

    Fol o Blush po nuk të plerdh kush. Po të ishit të forte nuk shkonit në qeli. Dhe ti si Meta je, ke vjedh bashke me meten dhe duket do e hash si meta.

    Përgjigju
  • Shark: 25/10/2024 14:04

    Ky qenka ordiner komplet,,,cfar po na thote se meta ka qen i virgjer ska vjedhur asgje,,po pasurinë e tij si e beri meta,,,,duke luajtur 1X2.

    Përgjigju
  • Disisisi: 25/10/2024 13:57

    Pse ca do u bej meta horrave do tu haj k….

    Përgjigju
  • @blushi: 25/10/2024 13:57

    Po ti e di pergjigjen per budallallekun?

    Përgjigju
  • iliri: 25/10/2024 13:18

    o debil,tamam kric gomari je

    Përgjigju
  • Pena: 25/10/2024 12:52

    Pusht I Metes, mbase te vjen edhe Ty radha, e bete demokracine si prone te te fortit te lagjes dhe fshatit, mafie alabakesh!!

    Përgjigju
  • rroft spak: 25/10/2024 12:35

    gati edhe ti nqs i ke lngjyerd duart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë