Blushi: Po na tall Europa, i bindur
që kutitë e referendumit u mbushën

Blushi: Po na tall Europa, i bindur<br />që kutitë e referendumit u mbushën
Deputeti socialist Ben Blushi ka folur sërish sot pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, për referendumin e anëtarësisë së PS të dy ditëve më parë.

Në një prononcim për mediat, Blushi akuzoi se rezultati i referendumit është farsë, pasi sipas tij, kutitë e votimit janë mbushur.

Ai ka kërkuar procesverbalet e votimit dhe numërimit të votave të anëtarësisë së PS.   
 
 "Unë jam i bindur që kutitë janë mbushur dhe pjesëmarrja ka qenë e ulët. Sot akoma nuk ka një rezultat të referendumit. Në 365 kuti, nuk dihet ende rezultati i përgjithshëm. Kam kërkuar dorëzim të materialeve zgjedhore të këtij referendumi që të kemi mundësi për të shikuar. sa qesharake ishte kjo, mjafton t'ju kujtoj batutën e një ish ministreje kulture në Francë. Po bëhet i njëjti debat atje. Po i kërkojnë presidentit Holande që të bëjë zgjedhje, duke u futur në primare. një nga tezat që e mbrojnë këtë tezë, është ish ministrja e Kulturës e cila tha mos i bëni zgjedhjet si zgjedhjet e socialistëve shqiptarë. Mënyra, standardi që ne krijuam me këtë referendum, duke i hequr të drejtën e kandidimit dhe të drejtën e zgjedhjes, po kthehet në një standard qesharak, Europa po na tall si një parti që nuk bën zgjedhje. Kam kohë për ta shpjeguar sa i lirë jam unë. Deri tani kam provuar sesa i lirë jam. Kam kërkuar zgjedhje dhe është unike kjo që ka ndodhur sesi një parti, një kongres, më kanë hequr të drejtën e kandidimit. Një referendum që më ka hequr të drejtën e kandidimit. Jam një shqiptar i lirë", u shpreh Blushi. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi