Blushi: Po qeverisim si Saliu pa
Saliun, kryetarët sollën kriminelë

Blushi: Po qeverisim si Saliu pa<br />Saliun, kryetarët sollën kriminelë
TIRANE - Deputeti i mazhorancës Ben Blushi ka akuzuar sot qeverinë se po qeveris njësojë se qeveria e shkuar për të cilën kanë akuzuar Sali Berishën. “Po qeverisim si Saliu por pa Saliun,” –tha Blushi nga foltorja e Kuvendit duke lëshuar një lumë akuzash se asnjë nga kryetarët e partive nuk ka kurajën që të dalin e tu kërkojnë falje qytetarëve që kanë futur në parlament kriminelë që kanë vrarë e që kanë tregtuar drogë.
 
Jam këtu sot për të folur në lidhje me këtë nenin e ri që po diskutohet për energjinë elektrike. Sipas këtij neni ai që ska mundësi të paguajë energjinë duhet ti sekuestrohet shtëpia. Shumica duhet të korrektojë veten. Kjo që ndodhi në këtë parlament sot edhe mua më jep pak shpresë. Sigurisht ka njerëz që nuk janë dakord me mua. Ka shumë kolegë që më kundërshtojnë se papunësia nuk është rritur, borxhi nuk është rritur. Unë i mirëkuptoj, siç ka edhe nga ata që duan të mbarojnë ndonjë punë me këtë qeveri. Të mbaroni punë duke më sharë mua, edhe këta i mirëkuptoj. Këta që akuzojnë për të mbaruar ndonjë punë për vete. Ka edhe disa të tjerë që më kanë thënë se unë flas me gjuhën e Saliut. Dua tu them diçka këtyre, që Saliu është një fantazmë dhe fantazma ose të ndjek ose e ndjek. Mua Saliu as më ndjek dhe as nuk e ndjek, e ndjekin ata që thonë se papunësia nuk është rritur. Kush po e ndjek Saliun ata që thonë se një shqiptar i varfër merr më pak para nga shteti apo ata që thonë se qeveria po i heq nga mjerimi. Kush po e ndjek Saliun, ata që rrisin çmimin e energjisë, apo ata që energjinë e shesin më shtrenjtë. Kush pra e ndjek Saliun më shpejt, ata që thonë se duhet të ulim borxhin, apo ata që kanë marrë 7 mld borxh”, tha Blushi.

Po ashtu deputeti socialist i mëshoi faktit se se qeveria e sotme dhe asnjë kryetar partie nuk ka kurajën të pranojë se në parlament ka futur kriminelë e për këtë ai do të kundërshtojë.

"Fatkeqësisht po qeverisin këta si Saliu pa Saliun dhe unë këtë nuk mund ta pranoj, s’mund ta pranoj se njerëzit me të cilët kam marrë vota të jenë si Saliu. Këta sollën kriminelët por asnjë kryetar partie nuk ka kurajo të kërkojë falje për futjen e kriminelëve që vrasin që tregtojnë drogë. Si Saliu sillet ai që futi kriminelët apo unë që e kundërshtoj?' – tha Blushi. 

Blushi po ashtu tha se qeveria nuk u ka thënë ende shqiptarëve të mos ikin nga vendi duke u premtuar më shumë shërbime dhe punësim.

Nëse vazhdojmë kështu Shqipëria mund të shpopullohet. Kush po e ndjek Saliun, unë apo ata që thonë se shqiptarët po ikin se i do Gjermania për hidraulikë dhe elektricistë. Ka dy javë që qeveria s’u thotë asnjë shqiptari mos ik, se s’ka guxim te thote mos ik se do rris pagat, pensionin, do rregulloj shkollën, ku mund të jesh mësues në Kukës, pse ikin sot shqiptaret? Se po flas unë? Apo për ata që qeverisin si Saliu? Kush po e ndjek fantazmën e Saliut, ata që thonë se arsimi publik duhet të dominojë në Shqipëria apo ata që kanë sjellë një ligj që nga taksat tona të financohen universitetet private”, - tha deputeti.
 
Sipas Blushit qeveria është ajo që po ndjek fantazmën e Saliut, duke qeverisur si ai, ndërsa premtoi se nuk do të heqë dorë nga kritikat e tij, që kolegët e tij të mos jenë si Saliu dhe të mos qeverisin si ai.

"Ata që më shajnë, duan të mbarojnë punë për vete. Kush po e ndjek Saliun unë që flas apo ju që bëni si Saliu. Fatkeqësisht po qeverisin këta që ndjekin Saliun, gjë të cilën unë nuk mund ta pranoj. Kush e ndjek Saliun, ata që sollën kriminelët në parlament. A ka arsye për të kërkuar ndjesë? Kush po bën si Saliu, ata që futën kriminelët në parlament apo ne? Kush po e ndjek Saliun, unë që po e them apo ata që e bëjnë. Iku Saliu po qeverisim si Saliu, pa Saliun. Fantazmat kanë edhe një problem tjetër, duan shoqëri, kush po më bën shoqëri, fantazmat e Saliut, këta që kam mbrapa. Kjo nuk funksionon. Unë dua që ju të mos jeni si Saliu, dhe do bëj gjithçka deri në fund që kjo gjë të mos ndodhë”, tha Blushi. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në