Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka kritikuar në Parlament faktorin politik, duke thënë se Reforma në Drejtësi, Ligji i Dekriminalizimit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke u shtyrë, duke krijuar kështu idenë se në Parlament ka një marrëveshje që politikanët dhe drejtuesit e lartë të mos ndëshkohen.
“
Hezitimi për ta kaluar këtë byro e reformën në drejtësi, nuk është cudi. Kjo është zgjedhje e e mënyrë jetese,Reforma në Drejtësi po shtyhet e vonohet pa asnjë shkak, ajo që bëjmë në këtë Parlament është si puna e fermerit që e shtyn mbjelljen dhe e ruan për vitin e ardhshëm. Parlamenti ka nevojën për të shtyrë emergjencat, sic ndodhi me ligjin e dekriminalizimit që u miratua në limit të kohës, Asnjë nga ata që ishin subjekt i ligjit nuk e kanë Parlamentin dhe asnjë mandat nuk u ndërpre, as këtu e as në pushtet lokal. Njerëzit thonë se bëjmë ligje por nuk i zbatojmë, në Parlament bëjmë paktë e gjejmë konsensus sesi mos të gjykohemi. Ligji i dekriminalizimit do hyjë në fuqi në Parlamentin e ardhshëm dhe mund të ndodhë me Byronë e Reformën në Drejtësi. Drejtësi s’ka për të pasur, ka patur hetim, por jo për politikanët e s’do ketë. Duket sikur ne po bëjmë një pakt për të mos u ndëshkuar. Shtyrja e miratimit të Byrosë e Refomës është një pengesë për të ashtuquajturat reforma në Shqipëri, ajo i dobëson deri në nul pretendimet e qeverisë se ka reforma në Shqipëri, dhe të krahasosh reformat e pretenduara me ato të vërteta është njësoj si të krahashosh 21 janarin me 21 dhjetorin” u shpreh Ben Blushi.
Sipas Blushit, duke shtyrë Reformën në Drejtësi, hetimin dhe Byronë e Hetimit, po i bindin shqiptarët se këtu ekziston një pakt që të mos ketë hetim e ndëshkim për politikanët.
Ai ka shtuar se, ky Parlament ka shpejtësinë për tu bërë i ngathët e i ngathët për tu bërë i shkathët ndërkohë që është shprehur se shqiptarët duhet të dinë se kush do e miratojë shefin e Byrosë së Hetimit, si do votohet, kush do emërojë ata që do na hetojnë ne, nga kush do varet Byroja, kjo quhet drejtësi e normuar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
21.1%
-
Të gabuar
73.7%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 57
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27