Blushi: PS-PD-LSI duan një
President të paaftë e mediokër
Presidenti nga populli, peticion online

Blushi: PS-PD-LSI duan një<br />President të paaftë e mediokër<br />Presidenti nga populli, peticion online
Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se tre partitë e mëdha parlamentare nuk duan që Shqipëria të ketë një President të zgjedhur nga populli. Sipas tij, kjo vjen për shkak se partitë politike duan të kenë një president nën vete, të paaftë dhe mediokër.
 
“Gjatë kësaj jave kam dëgjuar shumë gjëra brenda dhe jashtë kësaj salle. Nuk duan që presidentin ta zgjedhin nga populli, duan ta mbajnë vetë. E di sa palë në këtë parlament duan ta mbajnë presidentin nën vete. Ata 10 që kemi firmosur, duam që presidenti të jetë jashtë palëve. Janë tre partitë e vjetra ata që nuk e duan, Rilindja, PD e LSI, që nuk duan që populli i Shqipërisë të votojë presidentin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Sepse kanë një mundësi që në rastin e zgjedhjes së presidentit të bëjnë një Pazar. Zgjedhja me 71 vota është shumë më e thjeshtë dhe s’ka kokëçarje. Si ka mundësi që Prokurori, avokati populli zgjidhen me 84 vota, gjykatësit zgjidhen me 94 vota, Presidenti zgjidhet me 71 vota. Kjo s’është qesharake, por më shumë se kaq. Është një absurd që nuk po mbaron. Tregon sesa respekt kanë partitë në këtë Parlament për Presidentin”, u shpreh Blushi.

Zgjedhjet Presidenciale mbahen vitin e ardhshëm dhe sipas Blushit kreu i ri i shtetit do të jetë një i paaftë i zgjedhur me 71 vota. 
"Se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm kur zgjidhet Presidenti i ri kjo dihet, do të zgjidhet një i paaftë dhe një mediokër me 71 vota, nga ata që kanë shumicën në këtë parlament. Unë besoj se populli në çdo rast, ka filtra më të mirë se ky parlament, për të përzgjedhur dikë që nuk është i paaftë, s’është mediokër dhe që jep garanci se mund të mbrojë interesin kombëtar dhe interesin publik", tha Blushi. 

Ai theksoi se për materializimin e propozimit të 10 deputetëve për zgjedhjen e Presidentit nga populli duhen 28 firma. Blushi i bëri thirrje deputetëve që të nënshkruajnë propozimin e tij dhe të Hafizit. "Duhen 28 firma që një amendamentet Kushtetues të futet në lëvizje dhe të vijë në këtë sallë. I ftoj  të gjithë që t’i japim Presidentin e Republikës popullit shqiptar. Ta firmosim këtë amendamentet. Nëse do t’ia jepnim shqiptarëve presidentin do kishim mundësi të ngushtonim një hendek që kjo klasë politike ka me popullin. Qytetarët besojnë tek ne çdo ditë e më pak. Zgjedhja e Presidentit nga populli është po aq në interesin e kësaj klase politike po aq sa është edhe në interesin e shqiptarëve", deklaroi Blushi.  

Në kushtet kur klasa politike nuk i kapërcen dot barrierat për t'i vendit një President të zgjedhur nga populli, Blushi njoftoi nisjen e një peticioni online në faqen Change.org. "S’kam besim se një pjesë e madhe këtu do të kapërcejnë barrierat politike. E për shkak se nuk kanë besim, së bashku me 10 kolegët e mi i jemi drejtuar shqiptarëve. Kemi nisur një peticion online drejtuar Kuvendit të Shqipërisë në platformën më të madhe në botë change.org", theksoi Blushi. 
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'