Blushi: Qeveria vrau 2 fëmijë
Braçe: Fajtore Gjykata e Kavajës

Blushi: Qeveria vrau 2 fëmijë<br />Braçe: Fajtore Gjykata e Kavajës
Deputeti socialist Ben Blushi akuzoi qeverinë se është shkaktare e vdekjes së dy fëmijëve të mitur në aksidentin rrugor të regjistruar në Kavajë pak ditë më parë.
 
Nga foltorja e Kuvendit, Blushi u shpreh se humbja e jetëve erdhi si rrjedhojë e ndërhyrjeve të një firme private në trafikndarësen e rrugës.
 
Gruaja me fëmijët po shkonte të takonte burrin në burg. Në aksident, jo nga pakujdesia, por nga sabotimi i interesit publik, dy fëmijë vdiqën. Askush nuk foli për ata sot. As kryeministri i Shqipërisë. Kush i hoqi ato 10 m kangjella në rrugë? Kush e dëmtoi interesin publik? Ua them unë, interesi privat. Nevoja e qeverisë për të mbështetur interesin privat përpara interesit publik.
 
Pse ishin hequr trafikndarëset?
 
Ishte pakujdesi? S’kishin para? Jo, ishin hequr për t’i shërbyer një karburanti privat. Kë mbrojti në këtë rast qeveria? Karburantin privat.
 
Shih me çfarë llogjesh merren sot.
 
Pse përfundoi kjo familje në burg? Sepse babai i atyre vajzave që babai nuk i mbrojti, përkundrazi i çoi në humbje jete, kishte ndërtuar një çati në tokën e vet dhe përfundoi në burg prej 6 muajsh. Sa para tij duhet të ishin në burg, edhe nga ky parlament. Ai humbi dy vajzat
”, u shpreh Blushi.
 
Deputeti socialist iu referua edhe hetimit të Kelmend Balilit, i akuzuar për trafik droge. Sipas tij, për Balilin ka 3 ditë që flitet dhe ai vazhdon të jetë i paprekshëm.
 
“Doni një rast tjetër?
 
Ka 3 ditë që shkruhet për një trafik të madh droge në Sarandë. Nuk e di kush është ai njeri, s’e di kujt i ka dhënë më shumë para PS, PD apo LSI. Ky njeri deri dje ka qenë në punë. Për çfarë mbahet në punë? A mbrohet këtu interesi publik, jo mbroni interesin privat
”, tha Blushi.
 
Gjithashtu, Blushi akuzoi kryeministrin Rama se është i paaftë të qeverisë Shqipërinë. Sipas tij, Berisha e Rama konkurrojnë me njëri-tjetrin për papunësinë, krizën ekonomike dhe borxhin publik.
 
“Ky njeri i paaftë prej 3 vitesh po na provon se e vetmja cilësi që ka është paaftësia. Është i paaftë për të qeverisur. Herën e kaluar ika nga ky parlament, 4 orë foli kryetari i rilindjes, 4 orë të tjera foli ky ish kryetari i lindjes këtu. E vetmja gjë që po bën Rama në tre vjet, është se po lyen me dorë gërmadhat e Sali Berishës. Kjo është puna e Ramës në 3 vjet. E ça ndodh në këtë parlament? Konkurrojnë të dy me njëri tjetrin, e djeshmja me të pardjeshmen, dy të paaftë. Ky kryetari lindjes ka 25 vjet që drejton, 18 vjet ka ky tjetri. Po na bëjnë qesharakë, sepse drejtohemi nga dy të paaftë, një djeshëm e një i sotëm. Konkurrenca është kush ka shkaktuar më shumë papunësi në Shqipëri, Rama apo Berisha. Kush ka marrë më shumë borxh.
 
Shoh që ka njerëz këtu që përpiqen t’i bëjnë me dije kryeministrit se sa keq po shkojnë punët,por ai s’e kupton. Pyeteni se çdo të thotë deflacion. Ky është vulgarizim i debati publik, sabotim i interesit publik
”, deklaroi Blushi. 

Lidhur me aksidentin tragjik të vdekjes së dy të miturve, Erion Braçe i është përgjigjur akuzave të Blushit. Sipas Braçes, përgjegjëse nuk është qeveria, por Gjykata e Kavajës që ka marrë një vendim për heqjen e trafikndarëseve, në favor të një biznesi privat.   
 
Vendimin e ka marrë Gjykata e Kavajës për të shqyer rrugën për interes të një karburanti atje. Kur flasim për interesin publik duhet të jemi shumë të qartë”, u shpreh Braçe.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!