Blushi: Rama në ankth para garës
për kreun e PS, ka filluar të dridhet

Blushi: Rama në ankth para garës<br />për kreun e PS, ka filluar të dridhet
Deputeti socialist, Ben Blushi, i njohur tashmë për qëndrimet e tij kritike ndaj Edi Ramës, u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë”, se kryeministri është në ankth përpara garës për kreun e PS.
 
Si detaj për këtë, Blushi ka marrë një moment kur Edi Rama, i ftuar në “Opinion”, dredh këmbën në mënyrë të pavullnetshme kur po transmetohej një sekuencë nga takimi i Elbasanit javën e kaluar.  
 
“Është makthi i një njeriu para garës”, e komentoi Ben Blushi këtë si një shenjë nervozizmi.
 
“Më vjen keq që është aq në ankth”, vijon Blushi.
 
“Kjo është e vetmja gjë që do të mbahet mend nga ai emision. Shpresoj të mos jetë ngjitëse, se do të dalin të gjithë. Do të kthehet ngjitëse në Parlament, të gjitha ata që flasin kundër meje do ta bëjnë këmbën ashtu. Kam frikë mos kthehet në detyrë partie”, deklaroi ai.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'