Blushi: Rama nuk ia arriti të bëhej
francez. Të bëhet maqedonas!

Blushi: Rama nuk ia arriti të bëhej<br />francez. Të bëhet maqedonas!
Deputeti socialist Ben Blushi ju drejtua sërish me fjalë Parlamentit duke bërë një sërë pyetjesh retorike. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, ai tha se Berisha ka ikur nga qeveria, por modeli i tij qeverisës vijon të drejtojë vendin. “E kam thënë dhe e përsëris: iku Saliu në 2013. Ka 20 vjet që asnjë fjali të tij nuk e besoj, por një fjalë unë ia besoj dhe që ka filluar ta thotë më shpesh. Ai thotë: Unë ika, por unë vazhdoj të qeveris.

Dhe kjo është e vërtetë fatkeqësisht. Saliu ka ikur, por metoda e qeverisjes së Saliut vazhdon. Po ju them dy fjalë për dy aktet që kanë ardhur sot për shtyrjen e afatit të pronave. E shtyjnë copëtimin e tokave. Ushqejnë korrupsionin”,-tha Blushi. Ai ju referua dhe një tryeze ekonomike që kryeministri zhvilloi me investitorë të huaj në vend, për të thënë se kryeministri i përçmon shqiptarët. “Dua ta mbyll me atë historinë e Patrikut se më pëlqeu në fakt.

I tha: Patrik mos u bëj si ne! Sigurisht që ky kryeministri ynë ka tentuar në jetën e vet të bëhet francez por nuk ia ka arritur të bëhet dot. Nuk do të jetë shqiptar. I përçmon shqiptarët. I konsideron dembel. Ka një mundësi, francez nuk bëhet dot, shqiptar s’do të jetë, të paktën të paktën të bëhet maqedonas. Në ç’kuptim? Të hapë zona të lira ekonomike, të thithë investime të huaja dhe të hapë nja 6 mijë vende pune. Ja ku përfunduam..po na shiten të gjitha aksionet tona të shtrenjta. Investimet e huaja po zbohen për shkak të paaftësisë për shkak të mediokritetit të qeverisjes. Nuk na mungon as toka, as dielli, por qeverisja.

Nuk e kemi. Të paktën edhe për një vit jo!”-tha Blushi. Deputeti kritik i PS-së u shpreh se mungon interesi publik në debatin parlamentar. “Foli sot ndonjëri në dobi të interesit publik? A foli ndonjëri në dobi të shqiptarëve? Çfarë ndodhi sot? Kjo ndodh prej gati dy vjetësh në këtë Parlament. U bë një garë dëmesh kush e ka dëmtuar më shumë Shqipërinë. Kjo palë apo kjo palë! Kjo garë bëhet për dje. E kush ishte gara e ripërsëritur? Kush i ka kriminelët më të padukshëm?! Kush ka futur më pak njerëz me precedentë penalë?! Kush nga ata që ligji i dekriminalizimit duhet t’i kapi por që në fakt nuk po i kap për shkak të një pakti ndërpartiak?! Ka trafikuar më pak?!”-tha ndër të tjera Blushi.
 
Ekonomia
Nuk po arrijmë dot të ndërtojmë një model ekonomik, i cili prodhon progres, prodhon vende pune, mirëqenie dhe rrit shpresën se ky vend mund të bëhet i jetueshëm.

Modeli
Si ka mundësi që dy partitë e mëdha grinden kush i ka kriminelët më të butë! Kush i ka kafshët e egra më të buta? Çfarë modeli u japim të rinjve të ndërrojnë emrat nga 4 herë?

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv