Blushi: Referendumi për kreun e
PS një nul, nuk mund ta pranoj

Blushi: Referendumi për kreun e<br />PS një nul, nuk mund ta pranoj
Menjëherë pas daljes nga salla e Kogresit të PS-së, deputeti Ben Blushi ka deklaruar se referendumi i përcaktuar nga Asambeja është një nul dhe si të tillë nuk mund ta pranojë.

Blushi ka thënë se, është sanksionim i një praktike tre vjeçare të shkrirjes së funksionimit të PS, uzurpimit e privatizimit. Është mënyrë amatore që ta kthejë partinë në një trup të vdekur amorfe.
 
Ishte një mundësi për të bërë zgjedhje pa kandidat. Kjo është pikë referendare në kundërshtim me çdo normë e parktikë, ku Rama vihet para Ramës.Pati lëmsh logjik akoma nuk dimë se kush është pyetja. Referendumi i parë që bëhet në botë pa pyetje. Rama e konsideroi veten çështje. U kthye në pikëpyetje. Referendumet nuk mund të zëvendësojnë zgjedhjet, pasi në të kundërtën nuk do kishte zgjedhje. Rama nuk do zgjedhje. Nuk mund ta pranoj këtë mënyrë të eliminimit të kandidatëve që duhet të ishte garë. E quaj një nul këtë referendum. Nuk i jep fuqi një njeriu, por një çështje. Nuk i jep mandat një njeriu” ka thënë Blushi.

I pyetur nga gazetarët nëse do të votonte në referendum, Blushi nuk ka pasur një përgjigjie konkrete, duke shtuar se, referendumi ende nuk e ka pyetjen për të cilën do të bëhet.

Nuk e di nëse do votoj në referendum, por jam kundër referendumit. Kongresi merr vendim për referendum, datën dhe pyetjen, por kjo e fundit nuk u bë. Kush është pyetja e referendumit??E pamundur që një referendum të krijojë legjitimitet për një njeri në botë” ka thënë ai.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr