Blushi replikon edhe me Idrizin:
Nuk je personazh i librave të mi

Blushi replikon edhe me Idrizin:<br />Nuk je personazh i librave të mi
Pas debateve me deputeten e PDIU, Mesila Doda, Ben Blushi replikoi edhe me kryetarin e kësaj force politike, njëherazi nënkryetar i Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit u shpreh në fjalën e tij se Blushi i ka ngulur thikën pas shpine PS-së, ndërsa përgjigja e deputetit socialist ishte e menjëhershme duke e ironizuar se kreu i PDIU nuk mund të jetë personazh i librave të tij.
 
“Fatkeqësisht e ka filluar keq politikën, Blush. Zoti Blushi ne nuk i kishim 28 votat që të bënim dhe të kërkonim amendim kushtetues. Ne i jemi drejtuar komisionit të reformës në drejtësi me opinionin tonë. Në radhë të parë për presidentin nga populli, ne kemi propozuar që pas dy votimeve të para që duhen 84 vota. Pas dy raundeve ne kemi kërkuar ti drejtohemi popullit. Ju deklaruat që keni 10 firma dhe ja keni adresuar kujt. Zoti Blushi mos i mashtro shqiptarët me 10 vota nuk e çon dot kurrkund, të duhen minimalisht 28 vota. Zoti Muhedini ta tha në këtë seancë që nuk është tek firmat e atyre 10 që ju pretendoni. Mashtroni se keni 9 firma dhe jo 10.  E ke nisur mbrapsht, shumë keq. Na ke folur për mungesën e etikës, për një politikë ndryshe, e nise duke etiketuar një zonjën, nuk duhet ta bësh. Do të mirëprisja të dilje të kishe projektin tënd, të dilje përpara shqiptarëve, jo duke i futur thikën pas shpine partisë tënde. Bëj partinë tënde politike, me PDIU do të shihemi në zgjidhje dhe atje do të shohim sa vlen”- u shpreh Idrizi.
 
Unë e kam fituar jetën time në disa mënyra, njëra nga mënyrat është që të bëj libra. s’kam as kohë, as arsye, as frymëzim, as pasion, që ti të kesh privilegjin të jesh personazh i librave të mia. Nuk e kuptoj për kruheni ju. Unë bashkë me disa deputete kemi bërë një amendament, që presidentin ta zgjedhë populli. Gjuha që përdore ishte vulgare. Unë nuk kam ndërmend të bëj debat këtu, kur del dikush dhe më thotë na ke vjedhur na ke grabitur, ke vjedhur dorëshkrime, libra. Çfarë kemi vjedhur? Jeni mirë apo s’jeni mirë. nuk ju vlen të hyni në debat me mua, ka shumë arsye por s’mund t’ia lemë kohës", u shpreh në replikë, Blushi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?