Blushi: S’do njoh asnjë zgjidhje
që i imponohet PS-së pa zgjedhje

Blushi: S’do njoh asnjë zgjidhje<br />që i imponohet PS-së pa zgjedhje
Deputeti socialist, Ben Blushi, mbajti fjalimin e tij në Kongresin e PS, duke kërkuar dhe njëherë tjetër mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë. Përmes një fjalimi të gjatë, i cili në fund u duartrokit ftohtë në delegatët, Blushi përshkroi të gjithë situatën problematike sipas tij në PS, qëkur Edi Rama u zgjodh kryeministër në verë të 2013-ës. “Sot do të ju them disa të vërteta. Në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vitesh. Statuti i PS është shkelur në plot 40 nene të tij. Edi Rama sot është i vetmi kryetar në Europë që ka mandat 7-vjeçar. Edhe nga ky Kongres sot, asnjë ndryshim statutor nuk do ketë fuqi prapavepruese. Ditën që ai erdhi në pushtet, Partia Socialiste pushoi së qeni. Edi Rama mori një punë për të lënë partine pa punë. Kjo është ajo qe ka ndodhur në këto tre vjet”, u shpreh Blushi.
 
Ndaj ju ftoj të gjithëve në zgjedhje”, theksoi ai.
 
Deputeti kritik paralajmëroi se s’do njohë asnjë zgjidhje pa zgjedhje në PS. “Sepse zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për PS. Nuk do njoh dhe nuk pranoj asnjë zgjidhje që i imponohet PS pa zgjedhje. E ftoj Ramën në zgjedhje sepse kjo do të ishte në nderin e dinjitetin e PS”, theksoi Blushi.

Ndonëse kushti bazë i deputetit socialist për të njohur legjitimitetin e lidershipit të PS janë zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet, Blushi shoi edhe dyshimet për të ardhmen e tij politike, nëse në PS nuk bëhen zgjedhjet. “Po citoj një shprehje të Çurçillit, i cili thotë se, ka “njerëz që i ndryshojnë parimet për partinë, por ka edhe njerëz që i ndryshojnë partitë për parimet...” S’dua të bëj pjesë tek asnjëra kategori. Dua të jem pjesë e juaja. Dua të jem me ju. Shqipëria është më shumë se partia dhe kështu do të jetë gjithmonë. Ju fton në zgjedhje, ta marrim në dorë pronën tonë të përbashkët, PSSH-në”, deklaroi ai. 

Fjalimi i plotë në Kongres i deputetit të PS, Ben Blushi


Redaksia Online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare