Blushi: Shqipëria po plaket
LIBRA 1000 € për çdo bebe

Blushi: Shqipëria po plaket<br />LIBRA 1000 € për çdo bebe
Kreu i LIBRA Ben Blushi nëpërmjet një statusi në Facebook ka ngritur problemin sipas të cilit, Shqipëria po plaket dhe se popullsia e saj po tkurret.
 
Në këtë kuadër, ai ka prezantuar një nga pikat e programit të tij elektoral ku premton se partia e tij, LIBRA do të paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje.
 
Sipas tij, të shtosh Kombin është një detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë. Në status, kreu i LIBRA ka publikuar disa shifra ku ka bërë krahasime me numrin e lindjeve nga viti 1990 e deri në 2013, sipas të cilëve kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë. 

Statusi i plotë i Blushit
Shqipëria po plaket dhe po tkurret. Në nje dekadë kemi lindur 50.000 bebe më pak se një dekadë më parë.Në vitin 1990 shtoheshim me 80.000 bebe në një vit,ndërsa sot lindim 30.000 fëmijë në vit.Gjatë vitit 2016 kemi 3000 fëmijë më pak se një vit më parë.

Eshtë tragjike masa me të cilën po zvogëlohemi si popull për shkak te dëshpërimit, padrejtësive, papunësisë dhe mungesës kronike të shpresës.Nëse kjo situatë vazhdon pas një dekade do jemi shumë më pak për shkak të lindjeve të ulëta dhe emigracionit masiv.LIBRA do të bëjë cdo përpjekje për ti bindur shqiptarët të mos ikin si dhe për të stimuluar lindjet duke rikthyer besimin e prindërve se Shqiperia mund të jetë një vend I jetueshëm për femijët e tyre.

LIBRA do ndjekë nje politikë të qartë kundër shpopullimit të vendit duke hapur punë për të rinjtë, duke inkurajuar kthimin si investitorë të emigrantëve në Shqipëri si dhe duke nxitur lindjet.LIBRA do paguajë deri në 1000 euro cdo familje për lindjen e një bebeje duke besuar se të shtosh Kombin sot është detyrim që shoqëria duhet ta shpërblejë! 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë