Blushi: Sot duhej diskutim jo vezë
Berisha ta linte mandatin që në '97

Blushi: Sot duhej diskutim jo vezë<br />Berisha ta linte mandatin që në '97
Për tensionin në Parlament ka folur edhe deputeti socialist Ben Blushi. Ai ka theksuar se, në vend të vezëve opozita duhet të debatonte për gjendjen e kriminalitetit në këtë institucion.

Blushi tha se, ‘nuk gjykoj vendimin e gjykatës, por sot nuk duhet të ishte seancë vezësh por debati. Parlamenti nuk duhet kthyer në një treg vezësh apo bashkësi njerëzish të çoroditur”

Blushi tha se opozita shqiptare nuk e ka kredon e asaj kosovare pasi ka qenë në pushtet dhe se shumë gjëra për të cilat akuzon maxhorancën i ka bërë vetë.

"Opozita nuk besoj se ka kredon që ka opozita e Kosovës, para 2 vjetësh ka qenë në pushtet. Shumë nga gjërat që na akuzon i ka bërë vetë. Në vend se të ishte një debat vezësh, duhet të ishte një debat serioz për gjendjen ku është katandisur parlamenti. Për njerëzit që janë futur në parlament”. Njerëzit që janë futur në parlament nuk gjykohen si njerëzit e thjeshtë. Politikanët gjykohen ndryshe nga drejtësia. Sot ka ardhur dita që të paktën ne që jemi në shumicë, PS duhet t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për degradimin dhe ndotjen e imazhit të parlamentit. Ky do mbetet një nga parlamentet më të damkosura të historisë. Shumë njerëz që nuk duhet të ishin aty, njerëz me rekorde kriminale, ishin dhe mbeten atje. Ka ardhur koha që PS t’u kërkojë ndjesë shqiptarëve për çfarë njerëzish futi në parlament, duke degraduar raportin e zgjedhësve me parlamentin dhe duke i treguar njerëzve që nuk ka nevojë të mësosh por të jesh muskuloz”, theksoi ai. tha Blushi.

Përsa i përket qendrimit të Berishës, i cili u shpreh se mund të lërë mandatin, deputeti Elbasanit deklaroi se këtë ai duhet ta kishte bërë që në 97-ën.

“Berisha duhet ta kishte bërë këtë para 20 vitesh, që në vitin ‘97. Nuk duhet të ishte pjesë e klasës politike, prej atij momenti. Nëse do linte mandatin, ta bënte nëse e ka dhënë fjalën, ta lejë atë mandat përfundimisht”.

Deklarata ebëhet pa deputetit socialist erdhën pak çaste pasi Berisha u shpreh për mediat se parlamenti shqiptar është kthyer në një turp ndërkombëtar dhe se ai si deputet po shqyrton qëndrimin e tij si deputet aty.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)