Blushi: Strazimiri bëri vetëvrasje
politike, ja çfarë tha për protestën 

Blushi: Strazimiri bëri vetëvrasje<br />politike, ja çfarë tha për protestën 
TIRANË - Deputeti kritik brenda Partisë Socialiste, Ben Blushi, paralajmëron se nuk do të njohë rezultatin e referendumit që socialistët do të mbajnë më 9 prill.  Blushi ashtu komenton edhe debatin politik për ndërtimet tek liqeni, duke e konsideruar praninë e Straizimirit të armatosur, si vetëvrasje politike.

"Unë dua të them diçka me këtë rast. E para, është e papranueshme që një deputet apo një qytetar shkon me armë në protestë. Kjo është totalisht e papranueshme dhe shumë e rëndë. Shoqërisë i imponohet një model i armëmbajtjes pa leje. Kushdo qoftë ai duhet të dënohet. Ai deputeti që ka shkruar me armë në protestë, nuk ka vrarë vetëm protestën, sepse protestën e ka vrarë. Në një protestë që shkohet me armë, njerëzit nuk marrin më pjesë. Ai natyrisht që politikisht ka kryer një vetëvrasje."-tha Blushi

I pyetur nga Shqiptarja.com se pse nuk po bën fushatë për këtë referendum, Blushi tha se nuk i lejohet, dhe se rezultati i këtij referendumi do të jetë i trukuar e i vendosur në tavolinë. 

Z. Blushi, si po ecin punët në PS përpara referendumit?
Çfarë doni të dini ju për referendumin?


Duam të dimë nëse keni ndonjë koment për z. Servet Pëllumbi që thotë se ju keni vetëm 3 vota në anëtarësinë e PS-së dhe duhet t’i bindeni shumicë?
Nuk e di, sepse nuk e kam lexuar. Nuk lexoj çfarë shkruajnë të tjerët për mua nëpër gazeta.

A keni ju më shumë se tre vota?
Çështja këtu është që nuk është votuar. E di kush është thelbi i gjithë këtij debati? Në Partinë Socialiste nuk është votuar, dhe asnjëri nuk e di se sa vota janë për secilën palë.

A po loboni ju për mbështetje në referendum?
Ky Kongres me imponim për fat të keq, i ka hequr Partisë Socialiste të drejtën e votës. Të gjithë ata që kanë votuar për tu hequr njerëzve të drejtën e votës, kam bindjen se kanë një llogari të pambyllur me historinë. Nuk mund të votosh për t’i hequr një partie të drejtën e votës. Kjo ka ndodhur. Sa i takon referendumit, pyesni ata që kërkuan se pse nuk po bëjnë fushatë. Si ka mundësi të kërkosh referendum dhe të mos bësh fushatë?

Mbase sepse janë të bindur se fitojnë, ju çfarë po bëni?
Nuk ka njeri në botë që kërkon referendum, nga Anglia e në vende të tjera ku bëhen referendum, ku ai që kërkon referendum nuk bën fushatë. E dini pse nuk bën fushatë? Sepse ky ka për të qenë një rezultat i trukuar. Rezultat që do të shkruhet në tavolinë, kjo është çështja. Palës që është kundër referendumit, nuk po i njihet asnjë e drejtë. Nuk dihet kush do të votojë, kush është lista e zgjedhësve, ka fushatë, nuk ka fushatë? Fushatë nuk lejohet, ju e keni parë. Nuk ka mbi të gjitha vëzhgim në këtë proces, pra është një proces krejtësisht i trukuar që është vështirë ta njohësh.
 
Z. Blushi a ka një interpretim nga Komisioni i Garancive Statutore për kërkesën e zonjës Hafizi?
Nuk jam në dijeni. Po ju nuk keni ndonjë pyetje për parkun?

Ne jemi të interesuar për zhvillimet në Partinë Socialiste. 
Vetëm për referendumin?

Por mirëpresim qëndrimet tuaja edhe për debatin publik për çështjen e ndërtimeve tek liqeni. Si u komentoni ju ato?
Unë dua të them diçka me këtë rast. E para, është e papranueshme që një deputet apo një qytetar shkon me armë në protestë. Kjo është totalisht e papranueshme dhe shumë e rëndë. Shoqërisë i imponohet një model i armëmbajtjes pa leje. Kushdo qoftë ai duhet të dënohet. Ai deputeti që ka shkruar me armë në protestë, nuk ka vrarë vetëm protestën, sepse protestën e ka vrarë. Në një protestë që shkohet me armë, njerëzit nuk marrin më pjesë. Ai natyrisht që politikisht ka kryer një vetëvrasje.

Padyshim që ligji duhet të veprojë në këtë rast. Çka dua të them unë tjetër është se është për tu ardhur keq, që debati politik në Shqipëri mes dy partive kryesore, degradon në një park lodrash. Kjo është ajo që ndodh prej kohësh, se si po degradojnë partitë shqiptare. Dy partitë e mëdha heshtin për çështje të mëdha, qoftë për reformën në drejtësi e cila ka ngecur, ekonomia pa dyshim, taksat, niveli i varfërisë, borxhi publik, etj. Debatojnë prej një muaji dy partitë kryesore për një park lodrash, për disa metra beton. Kjo është katastrofë dhe ky është degradim i sistemit politik në Shqipëri. 
 
Referendumi 
Kërkesa e Hafizit pa interpretim, KGS e pa konstituuar
Kërkesa e Mimoza Hafizit e cila pretendon pavlefshëmërinë e referendumit, ende nuk është marrë në shqyrtim. Aktualisht, Komisioni i Garancive Statutore pranë Partisë Socialiste, e njohur si gjykata e normave të partisë, është pa kryetar. Kongresi zgjodhi në 19 mars 9 anëtarë të rinj të këtij komisioni, mes të cilëve është rizgjedhur edhe kreu i mëparshëm i këtij komisioni, Alket Hyseni. Në mbledhjen më të parë të tij, komisioni do të konstituohet, duke zgjedhur kryetarin e ri të tij, nënkryetarin dhe sekretarin.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije do të jetë përsëri Hyseni që do të rikonfirmohet në krye të këtij organi. Aktualisht, deri mbrëmjen e djeshme ky komision nuk ishte mbledhur, teksa burime pranë tij, thanë se ende nuk kanë vendosur se kur do të shqyrtojnë kërkesën më të fundit të deputetes socialiste, Mimoza Hafizi. Më herët komisioni ka shqyrtuar një tjetër kërkesë të një grupi deputetësh, që kërkonin shqyrtim të mandatit të Edi Ramës në krye të PS-së.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij