TIRANË - Për herë të parë në Shqipëri do të vijë rrjeti i mirënjohur ndërkombëtar i hoteleve, Novotel. Ky rrjet gjigant i hotelerisë do të vijë në Shqipëri falë bashkëpunimit të "Accor Group" dhe kompanisë prej 27 vitesh tashmë në tregun shqiptar, "Bolv Oil".
Hoteli do të ketë 130 dhoma dhe pritet të hapet në vitin 2021.
Novotel Tirana do të ketë 6 salla për mbajtjen e konferencave, nuk do të mungojnë shërbimet spa, qendrat e trajtimit dhe restorantet me ushqime të shijshme, dhe jo vetëm.
Njoftimin për shtyp të Accor Group e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Dhoma Franceze e Tregtisë.
Deklarata e Accor Group
Komento