Humbja e kontrollit të drejtuesit të një motoçiklete për pak sa nuk është kthyer në tragjedi, në superstradën Lezhë-Shkodër. Si pasojë një mjet tip BMW i cili po vinte drejt tij, në tentativë për të devijuar përplasjen ka dalë nga rruga.
Gjatë devijimit ai nuk ka mundur të shmangë motoçikletën dhë të dy kanë përfunduar në kanal. Për pasojë kanë marrë plagë të rënda të dy drejtuesit e tyre.
Ata janë dërguar në spital ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.