Bnaorët e Bërxullës në protestë për tokat që preken nga autostrada: S’duam kompensim 480 lekë për metër katror, duam rrugë dytësore

Afro 100 banorë të fshatit Bërxullë në Tiranë, kundërshtojnë kompensimin me 480 lekë për  m2 të tokës që ju preket nga projekti për ndërtimin e autostradës Morinë Kashar Fier. Imami Zenel Dervishi i zonës doli në krye të bashkëfshatarëve të tij

“Sot ka ardhur që e drejta nuk quhet më e drejtë. E drejta quhet tallje. Sot ka ardhur një kohë që dua të ankohem, po kujt ti drejtohem. Atij që natën të sul djallin e ditën të sheh varrin. Ngrije zërin sa të duash, fodull të quajnë veç se më shumë fillon të vuash. Hej ti që sjell trishtimin, a thua nuk njeh zot. Kthema njëherë vështrimin, mos harro se edhe ti si unë je rob. Po ti që rrinë i heshtur, i drejtohem popullit gojë kyçur si memeci, a thua të ka mundur frika apo shikon nga interesi”.

Deri në këtë fazë banorët nuk janë njohur me porjektin, dhe akoma nuk janë të qartë se çfarë do ndodh me pronën dhe shtëpitë e tyre. Informacionet e pakta i kanë marrë përmes VKMV të publikuara. Përveç kundërshtimit për kompensimin shumë të ulët të tokës, ata duan të dinë, se nëse do të kenë një rrugë dytësore

“Kemi mbi dy javë që ju jemi drejtuar me kërkesa dhe asnjë nuk na  jep përgjigje. As  Bashkia, as Autoriteti Rrugor, as Ministria e Linjës. Nuk ka dalë vendimi shpronësimit dhe firma zhvillo aktivitetin. Janë bërë dhe denoncime në polici. Duam të njihemi me projektin, sepse rruga sipas të dhënave që kemi parë ne është rrugë koncensionare e mbyllur. Me vlerë monetare për të kaluar në rrugë. Nuk është rrugë që do jetë e aksesueshme. Kjo rrugë që kalon mes tokave tona, a ka rrugë dytësore? Tokat priten përgjysmë. Nuk dimë ku ka nënkalim, ku ka mbikalim. Vlera e tokës. Nuk pajtohemi me vlerën 4400 lekë. Tokat tona nuk bëjnë as sa një kg vaj misri. Ku janë bazuar e referuar çmimit. Të rritet vlera e tokës.. Sa është në treg. Firma që është një firmë fantazmë. Nuk i dimë as emrin. Është nënkontraktore e GENER2, ka filluar edhe pse është në kundërshtim të hapur të ligjit ka tentuar të lëvizë mjetet.

“Kemi vënë në dijeni komisariatin e policisë, institucione të tjera. Nuk kemi marrë përgjigje. Të ndalohet ky projekt. Nuk ka dalë leja e zhvillimit, ndërtimit për fillimin e punimeve. Prona është private. Nuk mund të hyjë firma se ka marrë një tender dhe të cenojë pronat”.

Banorët paralajmëruan se nëse nuk largohen makineritë e firmës do ti djegin dhe  protestat do ti përshkallëzojnë deri në bllokim të rrugës që të dërgon në Rinas.

“Nuk mbajmë përgjegjësi për pasojat. Të zhvendose mjetet. Protestat do i përshkallëzojmë”.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • janko: 25/10/2022 01:18

    ruani pronat,,rama do tju largoje,,e te sjelle bangladeshas....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë