Boçi: Ja e-maili i fshesës në
arsim, Rama do sjellë militanët

Boçi: Ja e-maili i fshesës në<br />arsim, Rama do sjellë militanët
TIRANE - Partia Demokratike akuzoi këtë të hënë qeverinë se po tenton të largojë nga arsimi të gjithë punonjësit që kanë bindje politike të djathta dhe të vendosë militantë partiak. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Luçioano Boçi tha se këtë pretendim e fakton një e-mail i Drejtorisë arsimore Rajonale të Tiranës dërguar të paktën 76 drejtuesve të shkollave të kryeqytetit. Përmes këtij urdhri, - tha Boçi, - drejtorët duhet të raportojnë për punonjësit e tyre dhe bindjen politike.
 
“Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor. Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij”, u shpreh Boçi.

EMAIL LUCANO BOCI
Më poshtë deklarata e plote e deputetit demokrat Luciano Boci
Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë. Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.


Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike.

Me 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11:00, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhri, bindjen politike për secilin.

Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor. Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij.

Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste.

Edi Rama dhe mercenarët e tij në arsim, do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që po i sjellin shkollës dhe edukimit të fëmijëve tanë.
 
 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet