Partia Demokratike kundërshton ligjin e qeverisë për RTSH-në, më konkretisht ndryshimin e nenit 102 që përcakton zgjedhjen e Drejtorit të RTSH me 2/3 e votave të Këshilli Drejtues të RTSH.
Deputeti demokrat dhe njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Luçiano Boçi, thotë se kryeministrit nuk i intereson kontrolli politik i TVSH-së, por milionat e tenderëve që qarkullon transmetuesi publik.
Deklarata e plotë e Luçiano Boçit
“Tentativë tjetër e PS, për të goditur ligjin konsensual për mediat dhe për të vendosur në krye të RTSH, kamikazin politik të rradhës!
Madje jo vetëm kaq!
Kërkojnë të ndryshojnë nenin 102 që përcakton zgjedhjen e Drejtorit të RTSH me 2/3 e votave të Këshilli Drejtues të RTSH.
Sipas këtij ndryshimi, drejtori do mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga KDRTSH, kur dihet që mazhoranca ka shumicën (6 anëtare bashkë me drejtuesin, nga 11 anëtarë).
Nuk i mjaftojnë ato që i bëjnë fresk ditë e natë, por i duhet patjetër dhe TV publik me aq publik sa i ka ngelur!
Por çështja më e rëndësishme, ajo që i duhet më shumë nuk është thjesht kontrolli mediatik, sepse atë e kanë dhe pa TVSH-në.
Janë milionat e eurove që qarkullon sot TVSH, si pasuri publike që mbahet me taksat e shqiptarëve!
Mënyrë tjetër për të bërë grabitjen e rradhës”!
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com