Boçi: Skandali, PS kthen shkollat
në qendra votimi për delegatët

Boçi: Skandali, PS kthen shkollat<br />në qendra votimi për delegatët
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi denoncon shfrytëzimin e shkollave në Sarandë për aktivitetet politike të Partisë Socialiste.

sarande

Kreu i Departamentit për Arsimin në selinë blu publikon në rrjetet sociale fotot e votimit të delegatëve të PS në ambientet e shkollave të fshatrave Gjashtë, Metoq, Shëndelli dhe Xarrë të rrethit të Sarandës.

sarande
Çfarë tallje me arsimin?! Në Sarandë e fshatrat Gjashtë, Metoq, Shëndelli e Xarrë, ambientet e shkollave, në kundërshtim me çdo ligj, shndërrohen në qendra votimi, për “"kongresmenët” e PS! Në një prej fotove krahas Barletit, Buzukut, Matrengës, Bardhit, Budit, Bogdanit, është dhe kutia (i thënçin) e votimit për PS. Fyerje e poshtërim për këta kolosë! Ndërsa në tjetrën, flamuri i PS në mënyrë cinike është nën shprehjen lapidare të Naimit: “...dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë”. Flamuri i PS është sa dyfishi i flamurit kombëtar dhe mbulon mirë fotot aty ose këndet. Ndoshta dhe të Naimit vetë. E turpshme! Votuesit pozojnë sikur shprehjen ta kishte thënë Rama!”, shkruan Boçi. Pas skandalit të përdorimit të shkollave për aktivitete politike, deputeti i PD, Luçiano Boçi, i kërkon dorëheqjen ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolli. “Mungon vetëm Ministrja e Arsimit aty! Nuk e kuptoj pse rri ende në detyrë pas këtij skandali, ku krahas shkollave dhe kopshtet dhunohen politikisht?!”. 


sarande
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)