Boçi tha se ishin ndërprerë operacionet, drejtori i Spitalit të Elbasanit e përgënjeshtron: Puna vijon normalisht, nuk na mungojnë materialet mjekësore

Boçi tha se ishin ndërprerë operacionet, drejtori i Spitalit të Elbasanit e përgënjeshtron: Puna vijon normalisht, nuk na mungojnë materialet mjekësore

Spitali Rajonal i Elbasanit

Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga deputeti i PD, Luçiano Boçi lidhur me anulimin e operacioneve dhe blerjen e pajisjeve nga buxheti personal i pacientëve.

Në një reagim të bërë, ai përgënjeshtroi denoncimin e Boçit, duke u shprehur se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur dhe se në asnjë moment, nuk është ndërprerë puna. Mes të tjerash ai theksoi se spitalit nuk i mungojnë materialet dhe medikamentet dhe se puna vijon normalisht si çdo ditë të vitit.

Ditën e djeshme, deputeti Luçiano Boçi me anë të një postimi në facebook, shkroi se ishin pezulluar të gjith operacionet e planifikuara për shkak të mungesës së materialeve mjekësore, duke shtuar se edhe medikamentet më të thjeshta, qytetarët i blinin vetë në farmaci.

“Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë. Njerëzit janë të pashpresë! Rama vazhdon shoën e radhës”, shprehej Boçi në denoncimin e bërë ditën e djeshme.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja