Bode:  Buxheti i 2012
mund të rishikohet

Bode:  Buxheti i 2012<br />mund të rishikohet
TIRANE- Ministri i Financave Ridvan Bode e quajti një vit të suksesshëm në ekonomi vitin që po lëmë, dhe duke u shprehur optimist për vitin 2012 nuk përjashton mundësinë e rishikimit të buxhetit në mes të vitit. Në analizën 1-vjetore të institucionit që ai drejton Ridvan Bode deklaroi se “rritja ekonomike për këtë vit u shënua në masën 3.9%, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%.”

Bode tha se ekonomia shqiptare këtë vit pati një mbyllje më të mirë, krahasuar me rënien ekonomike që po përjetojnë vende të tjera europiane, si dhe ka pësur edhe rritje falë reformave të ndërmarra nga qeveria, të cilat sipas Bodes u vlerësuan dhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Moody’s dhe Standard and Poor’s.

“Ekspertët ndërkombëtare vlerësuan se në Shqipëri borxhi i jashtëm është më i ulti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizme të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit”, shtoi më tej Bode.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore