KORÇË - Gjatë mitingut elektoral në fshatin Vranisht të Devollit, ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili kryeson listën e demokratëve për Korçën, premtoi ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemimin e rrugëve të brendshme të fshatit, por sipas tij një vëmendje të madhe do të marrë sërish bujqësia, e cila ka qenë sektori, që falë politikave mbështetëse të qeverisë ka treguar vitalitet dhe rritje ekonomike mjaft të madhe.

"Shihni si ndryshoi e gjithë Fusha e Devollit. Është shndërruar në një plantacion modern me mollë të cilësive të larta, me mbjellje me parametrat teknikë më të kohës, me vaditje me pika dhe shumë e shumë strandarde të tjera, që u mundësuan përmes politikave zhvillimore”.

Bode tha se vota e devollinjve dhe gjithë shqiptarëve do të jetë për Partinë Demokratike më 23 qershor, pasi Partia Demokratike është ndryshimi, integrimi e mirëqenia për çdo banor.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)