Bode: Opozita bën lojëra bllokimi,
shqiptarët do votojnë PD

DEVOLL - Opozita bën lojëra bllokimi, por shqiptarët nuk do të votojnë për lojëra dhe bllokime por për zhvillim dhe progres. Kështu është shprehur ditën e sotme ministri i Financave dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode. Duke folur nga kuvendi i PD-së në qyteti i Devollit në rrethin e Korçës, Bode deklaroi se koalicioni qeverisës do të rikofirmojë fitoren në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013.

“Partia Demokratike ka fituar sepse është alternativa e progresit, fitorja në 2013 në Devoll do të vazhdojë të thellohet. Bllokmenët e murit të bllokimit, janë ata që bllokojnë statusin e vendit kanidat. Ata që donin të bllokonin vizat, ata bllokuan statusin në qarkun e Fierit. Për ta kjo ishte loja e bllokimit, por shqiptarët nuk do të votojnë për lojëra dhe bllokime por për zhvillim dhe progres. Koalicioni qeverisës do të vijojë sepse plotëson aspiratat e shqiptarëve dhe fitorja e 2013 do të rikonfrimojë edhe një herë mbështetjen e aspiratave europiane të shqiptarëve”, u shpreh Bode.

Më tej Bode ka folur për krizën ekonomike duke theksuar se ekonominë shqiptare mbështetet në modelin e taksave të ulëta, i cili është një model vital dhe opozita nuk mund ta mohojë dot. Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se Shqipëria qëndron në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik.

“Kriza ekonomike goditi partnerët tanë kryesorë dhe 2012 foli për një rënie të thellë të dytë, por përballë këtyre zhvillimeve ekonomia shqiptare u implikua, uli ritmet e saj. Sot dëshmojmë se jemi të vendosur në alternativën tonë, në modelin e taksave të ulëta, modeli ndaj njeriut të punës, modeli që tregon integrimin e vendit. Modeli ynë është vital dhe opozita nuk mund ta mohojë sepse statistikat e huaja dëshmojnë që Shqipëria qëndron në vendet e para në rajon për zhvillimin ekonomik. Modeli ynë prodhon rritje ekonomike dhe prodhon mirëqenie dhe gjatë krizës. Këtë e dëshmojnë raportet dhe statistikat e FMN-së, BE-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare”, tha Bode.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë