Bodes nuk i dalin llogaritë
tjetër ankand bonosh

Bodes nuk i dalin llogaritë<br />tjetër ankand bonosh
TIRANE-Kur mendohej se ishte mbyllur për sivjet procesi i nxjerrjes së bonove të thesarit nga qeveria, ministria e Financave njoftoi dje një ankand të ri të jashtëzakonshëm, këtë herë në lekë, që do të zhvillohet sot në mjediset e Bankës së Shqipërisë.

Fjala është për 4 miliardë lekë të reja bono me afat 12-mujor maturimi, ose afërsisht 29 milionë euro të konvertuara. Me sa duket, Financave nuk u del hesapi për të mbyllur llogaritë e buxhetit për këtë vit, megjithëse pak ditë më parë mori 10 milionë euro borxh në tregun vendas, si dhe më se 10 miliardë lekë të tjera gjithnjë si borxh i brendshëm, shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com"

Në ankandin e fundit ka patur një rënie të ndjeshme të normës së interesit, si për bonot 12-mujore, ashtu edhe për ato me afat tremujor maturimi. Bonot njëvjeçare janë shitur me interes 6.73 për qind, nga 6.95 për qind, që ishte interesi në ankandin paraardhës, po në muajin dhjetor të këtij viti. Ndërkohë, me 5.15 për qind në shkallë vjetore janë dhënë bonot 3-mujore, nga 5.48 për qind, që ishte ky interes në ankandin paraardhës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA