Bogdani: Arben Frroku i larguari 
në "drejtimin e duhur"

Bogdani: Arben Frroku i larguari <br />në "drejtimin e duhur"
Partia Demokratike me anë të deputetit Gert Bogdani, një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që shpalli fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm Arben Frrokun, tha se Frroku është larguar në drejtim të paditur apo më saktë në drejtimin e duhur

"Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nuk është pas hekurave, por është larguar në drejtim të paditur, apo më saktë në drejtimin e duhur. E themi këtë dhe e denoncojmë këtë fakt sepse Arben Frroku nuk do të ishte sot i lirë edhe pse i dënuar nga Gjykata e Apelit:po të mos kishte udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në Pukë prej dy muajsh; po te mos kish mbështetjen dhe aksesin e kryeministrit të vendit i cili kaloi më shumë se 1 orë me të, tek turizmi i Pukes, në mes të qytetit vetëm 1 javë para ditës se zgjedhjeve; po të mos kish kaluar lirshëm dhe pa pengesë pikën kufitare me Malin e Zi;
dhe po të mos kishte marrë ‘ok’ e zyrës së Interpol Tirana në momentin që u ndalua nga autoritetet në piken kufitare mes Malit te Zi dhe Kroacisë"
.- tha Bogdani

Partia Demokratike tha se faji duhet gjetur te kreu i qeverisë, Edi Rama: “Kryeministri i vendit ka dhe duhet të ketë përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor të japë përgjigje para qytetarëve shqiptarë për këto fakte tronditëse. Por, për fat të keq, dhe në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar dhe përfshirja e elementëve të inkriminuar për të mbështetur ata dhe për të shantazhuar shqiptarët. Këto tashmë janë fakte evidente jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare”.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)