Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Bogdani e quan Fake News lajmin e RTSH-së dhe sqaron se çfarë ndodhi në takimin e Bashës me Hahn, ku vet deputeti Gerti Bogdani ishte i pranishëm.
Reagimi i Gerti Bogdanit
Një sqarim për 'fake news' nga RTSH-ja dhe nga 'ngazëllimin' e Kryeministrit sot për takimin e Bashës me Hahn!
E para - Në pjesën më të madhe të takimit me Bashën, komisioneri Hahn ishte i vetëm, i pa shoqëruar nga stafi.
E dyta - Maja Kociancic nuk është zedhënëse e tij, por zëdhënëse e Mogherinit, ish-komuniste, sot socialiste, që për rrjedhojë nuk mund të ishte prezente në Kongresin e të Djathtës Evropiane, EPP, në Maltë. Shefja e strategjisë për mediat e komisionerit Hahn, është Annemarie Huber.
E treta, e vërteta - lajmi i vetëm në këtë rast, është fakti që fatkeqësisht gazetarë/korrespondentë 'mercenare' të pushtetit u paguakan edhe nga taksat e shqiptarëve si punonjës të RTSH!!!
PS. Mbase Rama këtë e ka patur si lajm 1 Prilli, megjithëse 1 Prill i ka patur të 4 vitet e qeverisjes!!! E kush gënjen atëherë?!?!
Edhe se fundmi, një këshillë për kryeministrin e 1 Prillit, le ta mbajë cel afër këto ditë, jo për të porositur lajm te mercenaret, as për të pritur 'fake neës', por nga... e di vete ai!!
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com