Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani i është përgjigjur pyetjeve të paraqitura nga opozita. Një prej pyetjeve kishte të bënte me aprovimin e hartës së re gjyqësore, për të cilën Bogdani tha se koha ka qenë e kufizuar për të shqyrtuar saktësisht zhvillimin e shpërndarjes apo të përbërjes së zyrave të prokurorive apo gjyqësore.

“Në kushtet aktuale të sistemit, në funksion të hartës gjyqësore, çështje kryesore e ngritur ka qenë aksesi. Ka qenë në konsideratë zvogëlimi i aksesit të qytetarëve por të që cilësia e dhënies së shërbimit të jetë më e lartë.

Një eficensë më e lartë e atyre zyrave të prokurorisë apo të gjykatave që kishin ngelur me 1 apo 2 prokurorë e gjyqtarë. Për të krijuar balancën, për të ruajtur funksionalitetin dhe për të rritur standardizimin është vendosur aprovimi i hartës së re gjyqësore”, tha Bogdani.

Një prej pyetjeve, lidhej me problematikat e regjistrimit në Shkollën e Magjistraturës, për të cilën Bogdani tha se vetë KLP nuk ka target për monitorim, por bëri me dije se një hetim është nisur nga vetë shkolla për çështjen në fjalë.

“Problemet që pati vitin e kaluar konkurrimi i pranimit të magjistratëve të rinj shkolla e magjistraturës.

KLP nuk ka kompetencë rishikuese ose monitoruese për veprimtarinë e shkollës së Magjistraturës. Në borin është ngritur shqetësimi, por dhe për një provim për pretendim për parregullsi. Për konkursin është kryer një hetim nga shkolla, janë dhënë disa masa disiplinore”, tha Bogdani.

Një pyetje me interes të lartë, ishte ajo për draftin e Kodit të ri Penal, për të cilin Bogdani tha se nuk është gjetur koha për tu parë me detaje e aq më pak për të dhënë një përgjigje të strukturuar.

Kryetarja e KLP tha se pas përmbushjes së detyrave të caktuara nga BE, është vendosur ngritja e një grupi të specializuar me qëllim shqyrtimin dispozitave të veçanta në kodin e propozuar.

“Ky është akt voluminoz, janë diku rreth 900 e ca nene. Nga këshilli është diskutuar kjo çështje. Nuk kemi pasur kohën e nevojshme për të hyrë në detaje. Kemi vendosur që sapo të plotësojmë detyrat e shtëpisë nga BE, do t’i dedikohemi krijimit të një grupi pune që të bëjë një oponencë të specializuar lidhur me dispozita të vecanta të Kodit. Këshilli nuk ka dashur të japë një përgjigje të thatë”, tha Bogdani.


Lajmi kryesor:

Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë