TIRANË – Deputeti demokrat Gerti Bogdani ka deklaruar sot nga selia e PD-së se sot “u bë dita e 224-ët që jemi këtu për t’i bërë thirrje të përsëritura Edi Ramës të votojë tre ligjet e integrimit. E kemi bërë këtë dje, e kemi bërë për 224 ditë rrjesht dhe shqiptaret për 224 ditë kanë dëgjuar mashtrime e justifikime absurde nga më të ndryshmet dhe të njëpasnjeshme nga ana e tij.
Ndërkohë, Kryeministri Berisha është shprehur gjithmonë, pas çdo justikimi dhe kundërshtimi të Ramës, pas çdo piruete të tij dhe partnerit të tij të ri në koalicion, se është i gatshëm t’i votojë ato në çdo ditë që Rama vendos të heqë dorë nga bllokimi i tyre për qëllime personale dhe vetëm personale .
Partia Demokratike fton z Rama të votojmë amnistinë që bllokoi njësoj si tre ligjet në parlamentin e vendit dhe për një ditë, të bashkohet me slloganin e Partisë Demokratike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com