"Së pari, z. Spaho, ju përgëzoj për sjelljen decente tuajën në këtë sallë, sot. Shpresoj që bojkotin e nisur të hënë e të martë ta ndërprisni, sepse besoj që nga dy bojkotet e tjera që keni marrë, keni mësuar që bojkoti është zgjidhja më e lehtë kur e merr dhe më e vështira për ta ndërprerë. Herën e fundit ju shpëtuam ne nga bojkoti. Të jeni të sigurt që nëse ikni kësaj radhe, nuk ju shpëtojmë dot më nga asnjë lloj bojkoti që mund të bëni", tha Balla.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i demokratit Edmond Spaho, i cili tha se ndjehet trishtueshëm, pasi në këtë seancë u vërtetua se kjo është qeveria e krimit.
“Sot ndjehem shumë i trishtuar, se në këtë seancë u vërtetua se kjo është qeveria e krimit. Sot ju dha goditja më e rëndë Reformës në Drejtësi dhe se Rama e do atë për të luftuar kundërshtarët, për të mbrojtur kriminelët. Kjo tregon ku është katandisur Shqipëria”, tha Spaho.
d.c./shqiptarja.com









