Bojkoti, Agron Duka: Pas 18 qershorit
nuk kam për të paguar më taksat

Bojkoti, Agron Duka: Pas 18 qershorit<br />nuk kam për të paguar më taksat
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka është shprehur në emisionin e Enkel Demit në TVSH, se ai do të preferonte që të ishte i pari në listen në Durrës, nëse opozita do të hynte në zgjedhje.

“Unë do preferoja të isha i pari në Qarkun e Durrësit, por me gjithë këto ngjarje nuk e kemi biseduar me Bashën këtë gjë”, tha Duka.

I pyetur nëse ishte ai kryetari i një partie që sipas Bashës i janë ofruar 500 mijë euro për të dalë nga çadra, aleati i Bashës tha se nuk ishte ai, por edhe nëse do të ishte nuk do të largohej kurrë.

Kreu i PAA-së u shpreh se pas 18 qershorit do të nisë mosbindjen civile duke mos paguar taksat.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane