Bojkoti, Basha: Ne jo pengesë
për marrëveshjen, besojmë te BE

Bojkoti, Basha: Ne jo pengesë<br />për marrëveshjen, besojmë te BE
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, në përfundim të mbledhjes së grupit ka deklaruar se nga ana e partisë së tij nuk do të ketë pengesa për marrëveshjen për të cilën përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë duke negociuar.

“Nuk do ketë asnjë pengesë për përmbylljen e kësaj marrëveshje. Duke qenë në proces negociatash shpreh besimin se përpjekje e tyre do jetë pozitive. Ka mobilizuar si rrallë ndonjëherë të m ajtën e të djathtën evropiane”- tha Basha.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i PD, u shpreh se BE dhe PE janë angazhuar për të ndihmuar në kalimin e  situatës të krizës Parlamentare  që erdhi si pasojë e goditja e kërcënimi i opozitës, por edhe mosrespektimi i kushtetutës.

Vendimin për pranimin e marrëveshjes, Basha e shpreh si një zotim për shqiptaret të cilët meritojnë një Parlament funksional

“Morëm këtë zotim për shqiptaret të cilët meritojnë në Parlament funksional. Për këtë kërkohet që të ndërkrehen dhuna dhe metodat që sollën largimin dhe që të mos ndodhin më. “- tha Basha.
 
Më tej ai duke falenderuar përfaqësuesit evropianë për kohën që i dedikojnë Shqipërisë theksoi se qëndrimin e tyre nuk e kthyen në një pazar.

“Kemi vullneti pozitiv, nuk e kemi kthyer në një Pazar kuajsh. I lumtur që kemi një ndërgjegjësim edhe të institucioneve ndërkombëtare që kanë gjetur kohë për t’i dedikuar Shqipërisë vëmendjen ndërkombëtare.”- tha Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)